Panorama Sport (Albania)

Iliria mund Flamurtari­n, Magani: Lojtarët jashtë orbitës

Revoltohet trajneri: Vetëm Kuqi e Shehaj më bindën

- SHKËLQIM HASANI ERMAL SIKA

Iliria bën surprizën e madhe në Kupën e Shqipërisë, duke fituar ndaj Flamurtari­t me shifrat 10. Një gol i 17- vjeçarit nga Fushë-Kruja, Kiri Zira, ka vendosur ndeshjen, e cila ka pasur dy tablo loje. Në 45 minutat e para vlonjatët kanë dominuar totalisht, duke shpërdorua­r plot gjashtë raste për shënim. Ndërsa në pjesën e dytë Iliria ka luajtur si e barabartë me Flamurtari­n, duke e ndëshkuar këtë të fundit në minutën e 88të. Zira goditi bukur në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin Stivi Frashëri. Disa prej titullarëv­e të kuqezinjve ishin lënë pushim, por kjo nuk e justifikon paraqitjen e dobët të vlonjatëve në Fushë-Krujë. Sulmuesi Idrizaj është bërë protagonis­t i rasteve të humbura. Trajnerët Magani dhe Ziri bënë nga tri ndryshime në pjesën e dytë. Loja e fushë-krujasve ishte më bindëse, teksa u dallua Lama, por pa harruar Zunën dhe Zirën, që i dhanë një tjetër impuls Ilirisë. Në minutën e 56-të është portieri Baku që i mohon një gol të sigurt Idrizajt, për të ardhur te goli i avantazhit, ku një meritë të madhe ka Bardhi, i cili pas inkursioni­t nga e majtë krosoi në zonë dhe aty 17vjeçari Zira me një goditje të bukur mposhti Frashërin.

Trajneri - Gugash Magani ka shpërthyer pas ndeshjes së djeshme. Trajneri i Flamurtari­t, duke folur për "Panorama Sport", ka kritikuar ashpër lojtarët. "80% e skuadrës dukej sikur ishte pushim. Përveç Kuqit dhe Shehajt, që më bindën, të gjithë të tjerët ishin jashtë orbite. Jam shumë i pakënaqur, edhe pse në fushë nuk kishim lojtarë si Halili, Berisha, Bushiç, Fazliu, Zeqiri dhe Lukiç. Testova pjesën tjetër të ekipit, por jam i pakënaqur me atë që ata dhanë në fushën e lojës, pasi nuk shprehën asgjë. Këta lojtarë, të cilët u aktivizuan në Kupë, jo vetëm më kanë zhgënjyer, por nuk do të jenë më as në orbitën time, siç kanë qenë deri tani. Nuk më bindën aspak dhe mund të përfundojn­ë në tribunë", paralajmër­oi trajneri peqinas. Ndërkohë, përtej humbjes, ai nuk e diskuton kualifikim­in. "Javën tjetër do të jemi me 100% të ekipit dhe do ta kalojmë me sukses këtë tur", përfundoi trajneri Magani.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga takimi i luajtur në Fushë-Krujë
Moment nga takimi i luajtur në Fushë-Krujë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania