Panorama Sport (Albania)

Shkëndija humb duelin e titullit, Josa kandidohet për stolin

-

Menjëherë pas humbjes së Shkëndijës nga Vardari prej 0-2, në derbin e javës së 11-të në kampionati­n e Maqedonisë kanë nisur spekulimet për trajnerin e ri të skuadrës tetovare. Sipas gazetës "Lajm", qarkullojn­ë zëra se trajner i ri i Shkëndijës do të jetë Mirel Josa. Në ditët në vazhdim do të mësojmë nëse Lazim Destani, pronari i "Ekolog", do të vendosë për një hap të tillë. Paraqitja e djeshme e skuadrës tetovare ka lëkundur ndjeshëm pozitat e trajnerit. Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, është e qartë se Akrapoviç ishte fajtor për humbjen ndaj Vardarit të dielën pasdite në Tetovë. Vërshëllim­at e më se 12 mijë shikuesve treguan se ai nuk është më i dëshiruar te Shkëndija. Ndeshja - Shkëndija ka hedhur një hap të gabuar në garën për titullin kampion në Maqedoni. Në javën e 11-të të Ligës së Parë, skuadra tetovare u mund 2-0 nga Vardari në shtëpi. Edhe pse e nisën mirë ndeshjen dhe e mbyllën kundërshta­rin në portë gjatë gjysmë orës së parë të lojës, kuqezinjtë u ndëshkuan nga goli i Stefan Spirovskit në minutën e 36-të pas një gabimi të portierit Zahov. Në të dytën, përkundër përpjekjev­e, ekipi i trajnerit Akrapoviç nuk mundi të gjente dot rrugën e rrjetës, madje pësoi edhe golin e dytë nga zëvendësue­si Nikolov në të 74-n. Me këtë disfatë, Shkëndija humbet rastin për të marrë kryesimin e kampionati­t. Ndërkohë, Shani Tarashaj mund të ndëshkohet nga Federata Zvicerane e Futbollit për festimin me shqiponjë pas golit të shënuar për Eintrahtin e Frankfurti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania