Panorama Sport (Albania)

“Zien” Shkodra, Cungu: Duan të më fshijnë emrin

“Synojnë të dëmtojnë skuadrën, vetëm Vioresin Sinani po na mbështet”

- ADMIR URUÇI

Pas humbjes me Laçin, ish-trajnerë, ish-drej tues dhe ish-futbollist­ë të skuadrës së Vllaznisë kanë folur pro ose kundër paraqitjes së ekipit në javët e para të kampionati­t. Por vetë Cungu u ka kërkuar futbollist­ëve të tij që të qëndrojnë larg këtyre thashethem­eve. "Kohët e fundit ka pasur tymnaja, thashethem­e të ndryshme, por unë nuk jam ndikuar prej tyre. Disa kanë qenë edhe dashamirës­e, por disa të tjera dashakeqës­e. Falënderoj kolegë e miq të mitë që më kanë qëndruar shumë afër gjatë kësaj periudhe. Një ndër ta që më pëlqen ta përmend është Vioresin Sinani. Ai ka qenë gjithmonë pozitiv, jo në veçanti me Armando Cungun, por me klubin dhe Vllazninë në përgjithës­i. Ka folur gjithmonë mirë për Vllazninë dhe për të mirën e klubit dhe në këto momente duhen miqtë dhe shokët që e duan Vllazninë. Por, kam dëgjuar edhe komente nga më të ndryshmet nga persona që nuk e di se çfarë kanë bërë në jetët e tyre. Nuk dua të futem në konflikte me askënd. Për të paragjykua­r apo për t'u futur në konflikte është shumë e thjeshtë. Më falni për modestinë, jam munduar gjithmonë të jem gjithmonë i tillë, por në shoqërinë tonë të famshme shpeshherë modestia merret për dobësi. Kështu që edhe

mua ndonjëherë më duhet të them se nuk ma ka falur askush emrin dhe nuk ma ka dhuruar njeri punën, por e kam fituar me djersë dhe me gjakun tim. Kështu që emrin tim nuk mund të ma fshijë asnjeri, cilido qoftë ai që e tenton një gjë të tillë", ka thënë trajneri i kuqebluve

që kërkon më shumë dashamirës në krah të ekipit që drejton dhe jo njerëz që vetëm kritikojnë. "Po tentojnë të fshijnë emrin e Vllaznisë për t'i bërë dëm këtij klubi, jo Armando Cungut, këtë duhet ta kuptojnë. Në këto kushte shpresoj dhe uroj që të jenë sa

më të shumtë dashamirës­it e Vllaznisë. Nuk ka rëndësi për të përmendur emra, pasi ju i njihni më mirë", u është drejtuar tekniku gazetarëve, duke shtuar: "Ju i ftoni në emisione, i merrni në intervista, etj., etj. Nuk kam dalë këtu për të dhënë emra, nuk kam dalë të

krijoj armiq, por i bëj thirrje që të kemi sa më shumë miq", ka deklaruar Cungu duke përsëritur se Vllaznia është më e rëndësishm­ja nga të gjitha.

Ndeshja - Pas fitores me Teutën në kampionat, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka nisur të mendojë për ndeshjen e turit të dytë që skuadra e tij do të luajë në Kupën e Shqipërisë në transfertë ndaj Kamzës. Ai kërkon nga lojtarët e tij vlerësim maksimal, në mënyrë që ekipi të sigurojë kalimin në turin tjetër të këtij kompeticio­ni që ndeshjen e parë. "Ndeshja ndaj Kamzës na intereson

shumë, pasi bëhet fjalë për një skuadër, e cila duhet respektuar. Për mua ajo është një ekip i denjë për Superiore, pasi ka lojtarë që kanë qenë pjesë e elitës dhe kanë sërish mundësi që të jenë prapë aty. Kështu është një ekip, i cili nuk duhet neglizhuar, madje mund të them se si ndeshje ka vështirësi njësoj si të luajmë ndaj Tiranës, Kukësit apo edhe Teutës. Mendoj se duhet të fokusohemi shumë te ky ekip për të marrë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë dhe për të pasur garanci për kualifikim", ka thënë trajneri shkodran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania