Panorama Sport (Albania)

Gjici: Dervishi problemati­k, Gjoka u vetofrua

"Flirton" me Bregun në emision: E kemi monitoruar

- SKERDILAID SULOZEQI

Safet Gjici ka folur për herë të parë rreth largimit të drejtorit të përgjithsh­ëm të Kukësit, Dritan Dervishi. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH, presidenti i Kukësit ka zbuluar edhe një...

Safet Gjici ka folur për herë të parë rreth largimit të drejtorit të përgjithsh­ëm të Kukësit, Dritan Dervishi. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH, presidenti i Kukësit ka zbuluar edhe një prapaskenë të trajnerit Ernest Gjoka. Fillimisht, ai sqaroi arsyet që çuan në dorëheqjen e Dervishit. "Kur ka ardhur Dervishi në fillim, më ka paraqitur një projekt për Kukësin kampion. Më tha që do bëjmë merkato të madhe, të shkurtojmë shpenzimet etj. OK, i dhashë dorë të lirë, sepse m'u duk serioz fillimisht. Afroi 3-4 lojtarë që nuk është se s'po japin. Megjithatë, pas çdo ndeshje, ne me stafin teknik bëjmë analizën. Kemi bërë analizën e ndeshjes me Korabin, ku nuk më pëlqeu loja. U thashë që më kënaqin tri pikët, por loja jo. Kishim ndeshjen me Korçën dhe ne nuk mund të shkonim e të fitonim ndaj Skënderbeu­t me atë lojë. Kjo ka qenë esenca e të gjithë debatit që bëra. Dervishit i kemi kërkuar që të mos merret shumë me gazetarët, sepse fillonte duke folur për ekipet e tjera dhe Kukësin e la pas dore. Filloi përplasjet me Starovën dhe dikë tjetër, pra nuk merrej vetëm me punët e klubit të Kukësit. Këtu i kam kërkuar llogari, sepse drejtori i përgjithsh­ëm duhet të merret vetëm me punët e Kukësit. Ai nuk është as analist për të gjykuar apo për të folur edhe kur gazetarët pyesin për gjëra jashtë Kukësit, duke krijuar konflikte pa lidhje. Ne kemi politikat tona si klub dhe kjo ka qenë e gjitha. Më pas Dervishi ka paraqitur dorëheqjen dhe ia kam miratuar. I kam uruar suksese kudo që të shkojë. Kjo ka qenë historia. Është larguar një

drejtor i përgjithsh­ëm që duhet të merret me shumë gjëra. Ai merrej edhe me hotelet, që ka një shef klubi që është poshtë tij, i cili duhet të bënte atë punë", është shprehur presidenti Gjici për Dervishin. I pyetur nëse i ka thënë je i paaftë, presidenti shtoi: “Nuk i kam thënë vetëm aq, por edhe gjëra të tjera”. Dilemat për drejtorin e ri

Gjatë ditëve të fundit, kanë qarkulluar disa emra për postin e drejtorit të ri të Kukësit. I pyetur nëse këtë detyrë do ta bëjë një mes Hasan Likës, Mirel Josës, Bledi Shkëmbit apo Elton Marinit, Gjici dha

këtë përgjigje: "Të them të drejtën, komunikime­t që kam pasur me Hasan Likën kanë qenë shumë frytdhënës­e. Është njeri shumë i kulturuar, i ndien problemet e drejtorit, atij teknik, jo atij të përgjithsh­mit. Lika ka punuar mirë si drejtor teknik dhe jam shumë i kënaqur, por si trajner nuk i eci. U largua nga Kukësi me mirëkuptim, pasi humbi me Austrinë e Vjenës. Tashmë unë akoma nuk kam vendosur për drejtorin teknik. Unë dua një drejtor të përgjithsh­ëm që të merret me të gjitha punët e klubit, jo si Dervishi që merrej me një pjesë".

Ernest Gjoka dhe trajnerët e larguar

Gjici zbuloi se trajneri aktual, Ernest Gjoka, është vetofruar për të drejtuar Kukësin. "E dini ju që zoti Gjoka më kontaktuar vetë si trajner? Më ka thënë, kam dëshirë të vij të punoj te Kukësi me një objektiv, që ta nxjerr kampion. E kam pritur, kam parë projektin, kam parë ambiciet e tij dhe e kam emëruar", tregoi presidenti. Në epokën e Gjicit, Kukësi ka ndryshuar 12 trajnerë. I pyetur për lëvizjet e shpeshta, ai e argumentoi me faktin se nuk kanë pasur rezultate. "Unë kam hequr shumë trajnerë dhe e pranoj këtë, por rezultatet flasin vetë. Megjithatë, Kukësi ka bërë histori në futboll, por ju (i drejtohet të ftuarve në panel) merrni vetëm anën e heqjes së trajnerëve", është shprehur kreu i klubit kuksian. Pathyeshmë­ria dhe penalltia në Korçë

"Fakti që nuk kemi asnjë humbje pas tetë javësh tregon se jemi në rrugën e duhur për titullin kampion. Ndaj them se ne kemi radhën këtë herë për të marrë kampionati­n. Por, fusha dhe loja do të tregojë se cili është ekipi më i mirë dhe ai që e meriton këtë trofe, për vetë faktin se vit pas viti Kukësi luan në Europa Ligë. Tashmë jemi forcuar dhe kemi bërë ekipin e duhur për të kërkuar trofe", ka thënë Gjici për ecurinë në kampionat. Duke folur për ndeshjen në Korçë, ai komentoi penalltinë e akorduar për Skënderbeu­n. "Ishte penallti, për mua po. Ajo penallti u dha, nuk u bë, do të thotë që po të ishte tamam penallti do ishte bërë gol. Kështu që ishte një gjysmë penalltie. Kemi pretendime për një rast të Kariokës, sepse ka pasur kontakte brenda zone. Ndërsa rasti i prekjes me dorë për herë të dytë të Pashajit nuk ishte penallti, pasi ishte në pozicion natyral. Ai ka hequr dorën dhe i ka rënë topi. Pastaj, arbitri ishte afër dhe gjykonte më mirë".

Apeli për De Biazin dhe... Dejvi Bregu

Për presidenti­n e Kukësit, skuadra aktuale është e kompletuar, por ai premton se do të bëhen 2-3 ndërhyrje në janar. "Po t'i marrësh repartet një për një, ne në atë të mbrojtjes kemi pasur probleme, pasi dëmtimi i Arbrit na prish punë. Sikur të ishte Arbri, të gjitha repartet ishin të kompletuar­a. Memini është alternativ­ë në të djathtë, Imami në të majtë, ndërsa Shameti dhe Alla janë bazë. Janë një dyshe shumë e kompletuar, ndër më të mirat në Shqipëri. Madje Allën është gjynah që nuk e thërret Kombëtarja e madhe. Nuk e kuptoj pse stafi i De Biazit nuk vjen ta shikojë nga afër, pasi dhe Kombëtarja ka probleme në mbrojtje. Është lojtar i kompletuar, i aftë për të luajtur edhe në Kombëtare. Ndërsa për sulmin, mendoj se kemi sulmuesit më të mirë në Shqipëri si Pejiç, Rangel, Guri dhe Emini. Në mesfushë, Hasani nuk është në 100 përqindësh­in e tij, por kemi Kariokën dhe Musollin. Së shpejti do të rikthehet Moreira, por natyrisht që kemi nevojë dhe për një mesfushor, por që do bëjmë tri blerje në merkaton e janarit", theksoi Gjici. Në studio ishte i ftuar edhe mesfushori i Luftëtarit, Dejvi Bregu. Presidenti i Kukësit nuk e fshehu simpatinë e tij për lojtarin vlonjat, që realizoi një supergol javën e fundit. "Realisht nuk e njihja këtë djalin, por njëri prej pjesëtarëv­e të stafit që kisha dërguar në Peqin që të ndiqte ndeshjen më tregoi për Bregun".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania