Panorama Sport (Albania)

Osmani:Osmani: StarovaSta­rova nana jeptejepte vetëmvetëm urdhraurdh­ra përpër t'ut'u mbrojturmb­rojtur

"Trajnerët më të mirë? Zgjedh Likën dhe Maganin"

- LLAZI SARO

Pa dyshim një nga protagonis­tët dhe më të mirët në fushë në ndeshjen kundër Kukësit, Tefik Osmani, ka qenë i ftuar në emisionin "Procesi Sportiv" në "Top Channel", atje ku përballë gazetarëve ka folur rreth shumë gjërave që mund të diskutohes­hin. Mbrojtësi korçar i Skënderbeu­t i ka thurur elozhe ekipit të tij në paraqitjet e fundit, teksa nuk ka lënë pas batutat e zakonshme me panelin. Dhe, në fund, ka zgjedhur katër lojtarët dhe dy trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar. Pa dyshim që një nga "thumbimet" që iu bënë Osmanit mbrëmjen e së dielës ka qenë pezullimi i UEFA-s që ka lënë në mes festën e korçarëve, por që Osmani ka ditur se si të përgjigjet.

Kënaqësia e titullit - "Festa e Skënderbeu­t ka mbaruar deri në fund dhe kemi festuar, por do të vazhdojmë të festojmë. Për sa i përket festës duhet të pyesni kundërshta­rët se si festojnë sa herë që fitojnë kundër Skënderbeu­t", ka qenë replika e mbrojtësit korçar, që ka premtuar kupën në fund. "Do të vij sërish në fund të kampionati­t, madje do iu sjell edhe kupën".

Për Luftëtarin - "Ne kemi folur për Tiranën, e cila e kishte marrë më lehtë se duhej takimin, por meritë ka edhe ekipi i Luftëtarit, që ka treguar lojë të mirë. Ne e kemi pasur kundërshta­r në Korçë dhe sinqerisht mund të them se na ka vënë shumë në vështirësi dhe ka qenë ekipi i vetëm që ka zbritur me një logjikë loje dhe jo si ekipet e tjera që qëndrojnë prapa gjatë gjithë kohës. Ndërsa, për sa i përket faktit në shtëpi apo në transfertë, mendoj se ka ikur koha kur ekipi vendës favorizohe­j. Normalisht, mund të ndiejë peshën e mungesës së tifozëve, por problemi nuk qëndron te fusha në të cilën luhet një takim. Në rast se Luftëtari do të stërvitej në atë fushë, do të ishte problem".

Për Skënderbeu­n - "Normalisht kur një ekip si Skënderbeu arrin t'i marrë pikët e para të plota, dihej që Tirana do të motivohej më shumë se ne në sfidën direkte, pasi do të kishin përballë ekipin më të mirë të kampionati­t, që kishte fituar çdo ndeshje. Nëse ne futemi në fushë me kapacitet maksimal dhe kryejmë lojën e pjesës së dytë kundër Kukësit, atëherë bëhet shumë e vështirë që të na ndalin. Ky ka qenë Skënderbeu edhe sezonet e tjera, pasi sa

herë na është dashur fitorja e kemi arritur. Ndoshta këtë vit ka ndikuar edhe mungesa në Kupat e Europës, pasi nuk ishim mësuar të bënim vetëm fazë përgatitor­e. Nëse do të luanim Europën, ashtu si na takonte ne edhe këtë sezon, do të ishim në grupe. Kjo na ka lënë disi prapa. Unë e thashë, ishim të bindur se edhe këtë vit futeshim në grupet e Europa Ligës. Nëse do të shikojmë ndeshjen që Skënderbeu zhvilloi me Teutën dhe ndeshjen me Tiranën kishte shumë ndryshime. Por ndaj Kukësit arritëm të zhvillonim një lojë të mirë dhe kemi treguar forcën e vërtetë që kemi. Unë kam vënë re diçka, të gjithë ju, në të gjitha mediat sportive, merreni gjithmonë me Skënderbeu­n".

Partizani- Skënderbeu - "Nuk e dimë akoma se ku do

të luhet, por e dimë që do të jetë një ndeshje e fortë. Ne vijmë pas një takimi mjaft të mirë, pas katër javëve të para, ku nuk kemi shkëlqyer dhe nuk kemi bërë atë lojë që ne kemi mësuar të zhvillojmë, por edhe atë lojë që ju kënaqeni kur na shikoni. Mendoj dhe kam shumë besim te kjo ndeshje, pasi pjesën e dytë me Kukësin duhet ta vazhdojmë edhe këtë javë. Megjithatë, unë mund t'u them tifozëve korçarë të jenë të bindur se Skënderbeu nuk del pa tri pikë nga kjo ndeshje".

Për Starovën - "Profesor Starovën kam pasur fatin ta kem edhe trajner, edhe drejtor teknik. Ajo që më kujtohet nga Starova ishte fakti se gjithmonë në pushim të ndeshjes na thoshte mua dhe Shetës: "Osmani dhe Sheta shikoni prapavijën, t'i Çote çfarë të dali

të dali". E di shumë mirë edhe profesori që është e vërtetë. Partizani fitoi një ndeshje që edhe Korabi kishte mundësi të merrte pikë, pasi siç më kanë thënë ka luajtur shumë mirë. Do të jetë një takim i vështirë, si për ata, edhe për ne. Do të më pëlqente të luanim një futboll të hapur, por kam përshtypje­n se do të rrinë në fushë si Kukësi".

Batuta me Sinematin - "Ju po thoni që Kukësi kishte rast të pastër me Pejiçin, po edhe ne siç jemi këtu në studio me ju gazetarët, të luajmë kundër Barcelonës, një herë do të dalim para portës. Ti Sinemati ( gazetari Gëzim Sinemati) nëse nuk do të luash, mund të rrish edhe në stol në këtë ndeshje".

Lojtarët e preferuar - "Mund të them katër emra, pasi nuk i ndaj dot. Në portë do të zgjidhja Orges Shehin. Në mbrojtje nuk mendoj se ka pasur mbrojtës më të mirë se Nevil Dede, ndërsa në mesfushë, Shkëmbin nuk e krahasoj me njeri. Për sa i përket sulmit, po zgjedh Salihin, jo vetëm ta kesh në ekip, por edhe komshi do ishte mirë ta kishe".

Për trajnerët - "Këtu preferoj të zgjedh profesor Hasan Likën, që është një trajner, i cili di të ruajë balancat në ekip dhe të sjellë harmoni, por edhe profesor Maganin, që është i vetmi që ka guxuar të bojkotojë stërvitjen, pasi ekipi nuk po merr rrogat. Nuk po them trajnerin Josa, që e vlerësoj jashtë mase, pasi Jetmiri ( kryeredakt­ori i ' Panorama Sport') është gati të bëjë lajm nëse unë e citoj (qesh)".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania