Panorama Sport (Albania)

De Buri ka vetëm një shans, edhe De Biazi kandidat

Holandezi vazhdon që të ndjekë kurset e italishtes

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Për momentin, Frenk De Bur do të vazhdojë që të jetë trajner i Interit. Holandezit i janë dhënë edhe B8 orë kohë për të treguar se ka ende influencë mbi lojtarët, të cilët kundër Torinos do të tregojnë nëse duan ose jo të vazhdojnë punën me të. Dje italianët kuptuan edhe një tjetër të veçantë të karakterit të B C - vjeçarit, i cili si një holandez i vërtetë vazhdon punën si të mos kishte ndodhur asgjë. Ndërkohë që në Milano mbërriti djali i presidenti­t të "Suning"-ut.

Orari i ësi it - Ditën e djeshme, lojtarët e Interit zhvilluan seancën e fundit stërvitore gjatë orëve të drekës dhe më pas secili prej tyre u largua nga "Appiano Gentile" për të lënë aty krerët e klubit dhe De Burin. Ky i fundit habiti gazetarët që qëndronin në kangjellat e qendrës stërvitore pasi edhe dje nuk humbi orën e mësimit të italishtes duke qëndruar në zyrën e vet në shoqëri të mësuesit.

Sti ëni i pari - Në ditët e fundit është thënë shpesh se Interit i mungon një figurë e fortë që të përfaqësoj­ë si duhet pronarët. Për këtë rol është ngarkuar Stivën >hangu, djali i Jindongut. A@-vjeçari ka qenë përfaqësue­si i parë i "Suning"-ut që është prezantuar në qendrën stërvitore. Pak kohë më parë për A@vjeçarin thuhej se do të pasonte Erik Tohirin në postin e presidenti­t pasi ishte i vetmi që kishte mundësi të transferoh­ej në Milano.

Sho ëria e n arë - Edhe pse Frenk De Burit i janë dhënë B8 orë kohë për të ndrequr atë që tani për tani duket se është thyer një herë e mirë përsëri jo të gjithë krerët e klubit janë të bindur nga vendimi që është marrë prej pjesës tjetër. Thuhet se disa anëtarë të stafit drejtues të Interit nuk kanë kërkuar që dje kokën e trajnerit holandez. Fakti që një fitore me Torinon nuk do të fshinte të gjithë të këqijat që kanë ndodhur deri më tani ka shtyrë një pjesë të mirë të stafit drejtues që të kërkojnë largimin e menjëhersh­ëm të De Burit.

e Bia!i - Në dy ditët e fundit mediat italiane kanë përmendur disa emra trajnerësh, të cilët do të ishin të gatshëm të uleshin në pankinën e Interit. Mes tyre, prej ditës së djeshme figuronte edhe kandidatur­a e Xhani De Biazit. Sipas opinionist­it të njohur sportiv italian në "RAI", Ivan Xaxaroni, trajneri i kombëtares shqiptare do të ishte zgjidhja perfekte për problemet e zikaltërve. "Mendoj se në një moment si ky, Interit do t'i nevojitej një "normalizue­s", i stilit De Biazi, e përse jo pikërisht ai?", ishte mesazhi i publikuar në "TDitter" nga opinionist­i italian. Ky i fundit është shprehur shpesh publikisht pro trajnerit të përfaqësue­ses shqiptare dhe ka qenë ndër personat i cili ka mbështetur fuqimisht emërimin e tij në pankinën e Italisë para se drejtimin e saj ta merrte Ventura.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania