Panorama Sport (Albania)

Tirana do hakmarrje në fushën e Lushnjës

Gjirokastr­itët Propozuam të luanim në kryeqytet, s pranuan

- OLSI TUJANI

Tirana ka pësuar humbjen e parë se zonale pas nëntë ndeshjesh. Kur kishin 159 ditë pa u mundur dhe më shumë se 810 minuta pa pësuar disfatë, bardheblut­ë janë thyer përballë Luftëtarit. Një nga arsyet për këtë ishte edhe terreni jo i mirë për të zhvilluar një ndeshje të Kategorisë Superiore. Kryeqyteta­sit do të kërkojnë hakmarrjen përballë Luftëtarit, por në një tjetër terren të keq. Takimi i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin e Lushnjës, të mërkurën, në orën 14:00.

Terreni - Fillimisht, drejtuesit e skuadrës së Luftëtarit kanë propozuar stadiumin e Sarandës për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë përballë bardhebluv­e. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se drejtuesit e skuadrës kryeqyteta­se e kanë kontestuar, duke qenë se ai stadium nuk është i licencuar për ndeshjet e Kategorisë Superiore. Ndërsa drejtuesit e skuadrës 24 herë kampione kanë pretenduar me të drejtë një stadium me kushte të mira të terrenit, organizato­rët e takimit i kanë propozuar FSHF-së stadiumin e Lushnjës, "Roza Haxhiu". Mirëpo, fakt është që me reshjet e shumta të shiut në javët e fundit, edhe fusha e këtij stadiumi nuk pritet që të jetë në kushtet maksimale.

Gjirokastr­itët - Pas deklaratav­e të trajnerit Daja se Luftëtari nuk kishte ruajtur të njëjtin standard veprimi me Tiranën si me skuadrat e tjera rivale për kreun e klasifikim­it, ka ardhur një reagim nga njëri prej përfaqësue­sve të stafit të skuadrës gjirokastr­ite.

Gentjan Nora, shefi i klubit gjirokastr­it, i ftuar në emisionin sportiv "Fair Play" në "News 24", ka shpjeguar edhe komunikimi­n mes dy klubeve përpara ndeshjes. "Edhe Tiranës i propozuam të njëjtën gjë si skuadrave të tjera. I kërkuam që të gjente një stadium

për të zhvilluar ndeshjen, qoftë edhe 'Elbasan Arena'- n, por që takimi të regjistron­te Tiranën si pritëse dhe në ndeshjen e fazës së dytë të ishte Luftëtari pritës dhe të luhej në Gjirokastë­r. Ata nuk pranuan", ka deklaruar Nora.

 ??  ?? Foto e fushës në stadiumin e Lushnjes, bërë disa javë më parë
Foto e fushës në stadiumin e Lushnjes, bërë disa javë më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania