Panorama Sport (Albania)

Menaxhimi i “Loro Boriçi”-t, ja plani i FSHF

"Bari problem vetëm ngjyrën, në Tiranë... luftë me motin"

- OLSI TUJANI

Prej më se dy muajsh ka nisur nga puna ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar, ndërkohë që në "Loro Boriçi" ka pasur jo pak problemati­kë të krijuar për shkak të gjendjes së fushës. Në lidhje me këto dy impiante, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, në një intervistë për "Panorama Sport" sqaron situatën e punimeve në impiantin që po ndërtohet stadiumi i ri kombëtar në kryeqytet, peripecitë e hasura deri në këtë fazë punimesh, si dhe arsyet që kanë çuar në mbylljen e atij në Shkodër. Dervishaj shpjegon edhe situatën në lidhje me ndarjen e administri­mit të impiantit në Shkodër, ku ai sqaron edhe propozimin e FSHF-së për Bashkinë e Shkodrës në lidhje me "Loro Boriçi"-n.

Në kaq kohë sa ka nisur të punohet për stadiumin e ri kombëtar, çfarë është bërë konkretish­t?

Ka pak kohë që ka nisur nga puna, pasi në fillim ka qenë prishja. Janë bërë gërmimet dhe bëhet fjalë për rreth 200 mijë metër kub gërmime. Janë bërë përforcime­t që duheshin për të ruajtur objektet rreth impiantit dhe për ruajtjen e skarpateve për rrugën. Janë kryer punimet për spostimin e të gjitha linjave inxhinieri­ke, të cilat ishin të shumta brenda territorit të stadiumit. Bëhej fjalë për kabinat elektrike, linja e tensionit të lartë dhe ujësjellës­i. Gjithashtu, së fundmi është duke u punuar edhe për devijimin e Tombinos së madhe që kalonte mes për mes stadiumit. Ky është një tubacion që devijon ujërat e përroit të "Qytetit Studenti".

Në cilën pjesë të stadiumit ka nisur puna për ndërtimin?

Përveç këtyre punimeve, është startuar me tribunën përballë. Është bërë gërmimi, shtesa e varfër, hidroizoli­mi dhe shtrimi i themelit. Ka përfunduar hidroizoli­mi dhe po bëhet gati për t'u bërë betonimi edhe në tribunën jugore. Në pjesën qendrore janë bërë gërmimet e plota, sepse bëhet fjalë për një themel, pllakë, që është dy metra i thellë. Është bërë gërmimi, është vendosur shtresa e varfër dhe po bëhet hidroizoli­mi. Gjithçka po bëhet me një teknologji shumë të mirë dhe me materiale mjaft cilësore, gjë që bëhet me të gjithë themelet. Pra, po bëhet gati për të nisur me punimet e hekurit. Ndërkohë, në pjesën veriore, si rezultat i pranisë së përroit që përmenda më lart, edhe bazamenti

nuk ka dalë i mirë dhe po shikohen zgjidhjet. Po ashtu, në të njëjtën kohë, vazhdon puna për përzgjedhj­en dhe miratimin e materialev­e që do të përdoren në vazhdim për ndërtimin e impiantit. Pra, punë në avancë dhe parapërgat­itjet për të ardhmen në mënyrë që të përfitojë kohë.

Është gjetur zgjidhja alternativ­e për problemin në fjalë?

Po, është zgjidhur dhe po punohet. Po bëhet përforcimi i bazamentit, por kërkon kohën e saj për çdo proces pune që kryhet.

Në këtë periudhë fillestare

të punimeve, mund të thuhet që problemati­kat do të sjellin vonesa në përfundimi­n e impiantit?

Jo! Problemi i vetëm për momentin është shiu, sepse nuk lejon të punohet. Për momentin, mund të thuhet që kompania dhe federata janë në luftë me motin (qesh…).

Është bërë ndarja përfundimt­are e përqindjev­e me firmën ndërtuese?

Ne po bëjmë ndarjen e ambienteve dhe kërkesa kryesore e jona është që ato të janë brenda standardev­e të kërkuara. Ka një ndarje mes ambienteve që janë të stadiumit dhe që na

takojnë neve, dhe pjesa tjetër është e kompanisë, si bashkëinve­stitore. Ne kemi pjesën e fushës, atë të tribunave, shkallarev­e ku futen tifozët, nyjet sanitare, ambientet e tribunës VIP, ambientet e zhveshjes, ambientet e tribunës së mediave, ambientet e administra­tës së shoqërisë "Kuq e Zi". Ambiente të tjera që do të shërbejnë si depo për makineri të ndryshme. Ne do të kemi të gjithë ambientet që stadiumi të jetë i kategorisë së katërt, nisur nga kapaciteti prej 22 000 stolash dhe, më pas, çdo gjë që e bën stadiumin brenda standardit që thashë.

Çfarë ndodhi me "Loro Boriçi"-n. Tapeti shfaqi probleme vetëm pak muaj pas shtrimit

Në atë impiant pati një problem, si rezultat i lagështirë­s dhe për mirëmbajtj­en që mund të themi se çalonte disi. Fusha nuk ishte në kushtet siç i kërkon UEFA. Tashmë, bashkë me firmën që ka sjellë tapetin e fushës, kemi marrë një program për riparimin e këtij defekti.

Bëhet fjalë për cilësi të ulët bari?

Jo, vetëm se ky lloj ka një specifikë të veçantë. Është i njëjti si në "Elbasan Arena". Ky lloj bari, "Bermuda" në dimër fillon të zverdhet. Pra humbet ngjyrën tradiciona­le dhe kërkon mbjellje me "lolium". Kjo gjë mund të bëhej në shtator, ose tani. Në shtator u shmang për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe tashmë që zverdhja e barit u bë shumë e dukshme dhe UEFA kërkon standard të lartë bari, atëherë u mbyll stadiumi që të bëhet gati për sfidën me Izraelin. Pra, dobësia e barit është vetëm te ngjyra. Ne kërkuam mirëkuptim­in e Vllaznisë, duke qenë se po vjen edhe periudhë shirash, për ta ruajtur fushën për Izraelin, e mbyllëm. Jo se nuk mund të luhej, por që në ndeshjen e radhës për Kombëtaren të ketë standardet e duhura.

Çfarë ndodh aktualisht me tapetin?

Ka nisur të çelë bari dhe besoj që shumë shpejt e gjithë fusha do të jetë brenda kushteve maksimale, edhe sa i përket aspektit viziv. Pra, do të ketë ngjyrën jeshile. Kompania, që ka sjellë tapetin, dërgon specialist­ët e saj dy herë në javë dhe së bashku me përfaqësue­s të federatës bën inspektime për të parë mbarëvajtj­en e këtij procesi.

Ky proces a ka një kosto ekstra?

Jo, nuk ka. Janë kosto të firmës që ajo i përballon vetë. Kosto shtesë do të kishte nëse do ta bënim edhe një herë fushën nga fillimi. Fusha është në kondicione të mira dhe problemi është vetëm me ngjyrën në periudhën e dimrit. Një proces i tillë është bërë

në fillim të shtatorit edhe në "Elbasan Arena".

Në daljet e saj publike kur vëmendja sportive ishte përqendrua­r në Shkodër për shkak të sfidës me Spanjën, kryetarja e bashkisë ka folur edhe për mosarritje­n e një akordi mes institucio­nit dhe FSHF-së. A ka një akord?

Jo. Nuk ka një akord total. Shumë shpejt ne do t'ia çojmë edhe me shkrim marrëveshj­en që të ndahet përfundimi­sht. Nëse Bashkia kërkon ta mbajë, ne nuk kemi asnjë problem.

Si do të jetë propozimi i FSHF-së?

Që ne të ndajmë përqindjet për ndeshjet e Vllaznisë që do të luajë në atë stadium. Nisur nga fleksibili­teti që ka federata, e cila nuk është ent shtetëror dhe për këtë nuk është aq strikte sa bashkia për nxjerrjen e fondeve, kemi kërkuar nga institucio­ni vendor që ta mirëmbajë FSHF stadiumin, por me marrëveshj­en që: Federata t'i japë një përqindje të caktuar të ardhurash të drejtpërdr­ejta Vllaznisë dhe në fund, kur kompania që do ta menaxhojë impiantin të bëjë bilancet vjetore, fitimi t'i shkojë Bashkisë së Shkodrës ose klubit. Në rast se mirëmbajtj­a do të jetë me humbje, do të mbulohet nga FSHF-ja.

Cila do të jetë kompania që do të bëjë administri­min?

Nuk do të jetë kompani, por një personel i zgjedhur si në rastin e "Elbasan Arena"-s. Do të caktohet një drejtor, do të ketë punëtorë të mirëmbajtj­es dhe pjesa më e madhe e shërbimeve do të bëhet me "kompani të jashtme". Për çdo shërbim, kundrejt një pagese të caktuar. Besoj që do të gjejmë një marrëveshj­e, pasi federata do të jetë shumë fleksibël. Kjo, pasi edhe vetë federata për atë punë është, që të investojë për Kombëtaren, për ekipet dhe për infrastruk­turën.

Ka vend për kaq optimizëm për gjetjen e akordit?

Patjetër, sepse pas ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar do të jenë qytetet që do ta kërkojnë zhvillimin e ndeshjeve të përfaqësue­ses në secilin prej tyre ku do të jetë e mundur edhe infrastruk­tura, si Elbasani, ashtu edhe Shkodra.

 ??  ?? Situata aktuale e fushës në ''Loro Boriçi''
Situata aktuale e fushës në ''Loro Boriçi''
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania