Panorama Sport (Albania)

Montela shkund Milanin: S'dua blof me Xhenoan

Zbuluesi: Më joshi që kur ishte 8 vjeç, flet shumë pak

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Një fushë rëre, kisha dhe një... ëndërr të madhe. Kështu nis tregimi i Paolo Rotës, drejtuesit të Atalantës që zbuloi i pari Manuel Lokatelin. "Ishte një talent i lindur, e pashë për të parën herë, teksa luante me bashkëmosh­atarët dhe menjëherë u josha. E mbaj mend akoma atë ditë, kishte veshur një fanellë të bardhë. Kur iu afrova ishte i turpshëm, por sa herë kishte topin në këmbë i driblonte të gjithë. Një ditë më vonë vendosa që ta afroja tek Atalanta". Më tej, Rota tha: "Kur flisja me babanë e tij, Manuel më shikonte pa thënë asnjë fjalë. E pyesja: A je i lumtur? Ai m'u përgjigj: Po, Paolo. I shkrova edhe pas golit që i shënoi Juves: "Manuel të lutem, qëndro me këmbë në tokë". Ai m'u përgjigj: "Po, po, Paolo, pa merak".

Shtëpia në Peskate - Lokateli ka lindur në provincën e Peskates, në afërsi të qytezës së Lekos. Hapat e para si futbollist i ka hedhur te fusha me rërë, e cila ndodhet pranë liqenit. Sot ëndrrën e tij e kultivojnë shumë të rinj në këtë qytezë, por që shpeshherë mjegulla nuk të lejon një fushëpamje të qartë. Edhe ditën kur drejtuesi i Atalantës zbuloi Lokatelin kishte shumë mjegull, por talenti i tij ishte i pastër, nuk mund të kalonte pa u vërejtur. Sot, kryebashki­aku i qytezës, Dante de Çepitani, "fryn gjoksin": "Provinca jonë ka çuar dy lojtarë në Serinë A: Roberto Tavola te Juventusi dhe Manuel te Milani". Babai i mesfushori­t të Milanit është një punonjës banke, por gjithmonë i ka ushqyer të birit pasionin për futbollin. Shpeshherë ai i merakosur pse djali vonohej për të ardhur në shtëpi e kërkonte buzë liqenit, ose pranë kishës ku fëmijët e qytezës luanin në fushën e vetme me bar. Familja e Manuel jeton akoma në Peskate dhe kush i njeh nga afër i përshkruan në këtë mënyrë: "Janë njerëz të urtë që çdo të diel vijnë në kishë". Milano është vetëm një orë larg me veturë, por familja nuk vendos të shkëputet nga qyteza e vogël.

Origjina e talentit - Rafaelo Bonifaço "profesori" dhe Mino Favini, që kanë stërvitur Lokatelin në vitet e para tek Atalanta, e mbajnë mend shumë mirë. Bonifaço e përshkruan me këto fjalë: "Kur ishte

i vogël kishte një teknik jashtë normale. Tani presin të gjithë shumë nga ai, por duhet të jetë i zoti të menaxhojë presionin". Djaloshi i ri i ka ngjitur shpejt shkallët e karrierës, pasi tani për të flet edhe trajneri i kombëtares italiane, Xhampiero Ventura: "Lokateli është një talent shumë interesant, por duhet që t'i japim kohë. Në Itali mjafton të luash një ndeshje të mirë dhe të gjithë të duan në kombëtare". Këto fjalë Ventura i tha disa ditë para sfidës Milan-Juventus, të cilën e ndoqi nga tribuna dhe duke parë atë djalosh 18-vjeçar që godet me një forcë "jashtë normales" topin që përfundoi në rrjetë, ndoshta dyshimi i ka ardhur dhe nuk përjashtoh­et mundësia që ta ketë pyetur veten: "Ndoshta duke i dhënë edhe unë një mundësi mund të shpërblehe­m". Historia ka treguar që kush ka guxuar, nuk është zhgënjyer...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania