Panorama Sport (Albania)

“I poshtëruar­i”, Murinjon e kryqëzojnë

Mediat hapen me të njëjtin titull pas turpërimit ndaj Çelsit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

‘ The Humiliated One" ( I Poshtëruar­i). "The Guardian" dhe "Daily Telegraph" janë hapur me të njëjtin titull në faqet sportive: ndryshimi i vetëm është që e para përdor germat kapitale, ndërsa tjetra jo. Një tjetër tatëpjetë e mitit të Zhoze Murinjos? Mes dyshimeve një gjë është e sigurt: portugezi e kërkoi vetë, me bisedën pas ndeshjes me Antonio Konten dhe shtypi britanik nuk e fal. Një e hënë e zezë për Moun. "The Sun" hapet me "Humiliatio­n" ( Poshtërimi). "Daily Mirror" shkruan "Konte më poshtëroi". "The Times": "Murinjo i poshtëruar". Edhe "Metro", ashtu si "The Sun", përdor vetëm një fjalë: "I Poshtëruar­i"! Pas "Special One", "Happy One", tani "Humiliated One". Një tjetër tripletë për Zhozenë, por këtë herë e kundërta e asaj me Interin.

E hëna e zezë

Në sallën e konferencë­s për shtyp të "Stamford Bridge", ish- shtëpisë së tij, Murinjo i gjeti gazetarët gati për ta sulmuar. 53vjeçari nuk donte t'i tregonte publikut përmbajtje­n e bisedës me Konten, të cilit i foli italisht, por audioja e saj kishte minuta të tëra që ishte zbardhur dhe ishte e qartë. Gazetarët anglezë dinin gjithçka dhe ishte e kot tentativa nga ana e trajnerit të Junajtid për ta mbajtur sekret për mediat. Ai vetëm sa i përkeqësoi gjërat dhe këtë e konfirmoi edhe "BBC" në pasqyrën e shtypit në mëngjes: "Le t'u hedhim një sy gazetave, por nëse e keni emrin Zhoze Murinjo, më mirë shihni diçka tjetër".

Zënka

Del një tjetër detaj nga kronikat e disa të përditshme­ve: sipas tyre ka pasur një zënkë pas ndeshjes mes një pjesëtari të stafit të Kontes dhe njërit nga grupi i Murinjos. Shkëndija kishte qenë mungesa e shtrëngimi­t të dorës nga trajneri italian me njërin prej asistentëv­e të portugezit. Kërkimi i emrit nis me përjashtim­in e parë: nuk bëhet fjalë për përgatitës­in atletik, Paolo Berteli, i cili ishte në fushë në ato momente. Kohë të vështira për Moun, i fotografua­r me fytyrën e ngrysur nga "Daily Mail" në dalje të hotelit në Mançester. "Hëna blu" është titulli në faqen kryesore të sportit në "Mail", si për ta tendosur akoma më shumë thikën. Junajtid ishte që dje në fushë për të përgatitur derbin e Kupës së Ligës, nesër përballë Sitit të Guardiolës: një tjetër poshtërim, apo kthesa? Për Moun nuk ka paqe.

 ??  ??
 ??  ?? Faqja e “The Sun”-it
Faqja e “The Sun”-it
 ??  ?? “The Guardian”
“The Guardian”
 ??  ?? Faqja e “Daily Telegraph”-it
Faqja e “Daily Telegraph”-it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania