Panorama Sport (Albania)

Josa konfirmon bisedimet me Shkëndijën e Tetovës

-

Mirel Josa ka konfirmuar dje për "Panorama Sport" se është në bisedime me Shkëndijën e Tetovës. Një ditë pas lajmit të publikuar në mediat maqedonase, ish-trajneri i Skënderbeu­t, i kontaktuar nga gazeta, ka bërë të ditur se mbetet në pritje të ofertës konkrete nga drejtuesit e klubit tetovar. "Po, është e vërtetë që jam në bisedime me klubin e Shkëndijës së Tetovës. Më konkretish­t, më ka telefonuar që tri javë më parë vetë presidenti i këtij klubi, duke shprehur interesimi­n. Megjithatë, për hir të së vërtetës, bisedimet janë paraprake dhe nuk mund të flasim për gjëra të konkretizu­ara në këtë moment. E kemi lënë të komunikojm­ë përmes 'email'-it me drejtuesit e Shkëndijës, për të dëgjuar ofertën konkrete. Pra, mbetem në pritje", ka thënë dje Josa. Ndërkohë, i pyetur nëse e joshte një aventurë në kampionati­n maqedonas, pikërisht në një skuadër ku më parë ka drejtuar Shpëtim Duro, Josa u shpreh: "Nuk dua të flas para kohe, sepse nuk di ende asnjë lloj kushti. Varet si do të shkojnë bisedimet. Duhet të konkretizo­hen gjërat, në mënyrë që edhe unë të jem më i qartë". Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra se klubi i Kukësit kishte projektuar Josën si drejtor pas largimit të Dritan Dervishit. Mirëpo, vetë trajneri që fitoi katër tituj radhazi me Skënderbeu­n e mohon një gjë të tillë. "Jo, nuk është e vërtetë. Unë jam trajner dhe nuk bëhem as drejtor dhe as këshilltar", ka sqaruar trajneri tiranas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania