Panorama Sport (Albania)

Korçarët, të plotë para të kuqve

-

Edhe pse duhen edhe gjashtë ditë deri në përballjen me Partizanin, të gjithë në kampin korçar kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e radhës. Ajo që është më e rëndësishm­e, Skënderbeu për këtë takim, të paktën deri në këtë moment, nuk do të ketë asnjë mungesë. Edhe pse disa lojtarë rrezikonin për arsye kartonësh ndaj Kukësit, asnjëri prej tyre nuk plotësoi numrin tre. Në këtë mënyrë, Mici, Osmani, Radas, Vangjeli dhe Mustafa rrezikojnë që të humbasin startin e fazës së dytë, nëse ndëshkohen ndaj Partizanit. Edhe dëmtimet, që disa ditë më parë ishin të shumta te Skënderbeu, thuajse janë rikuperuar 100%. Kujtojmë që Sabjen Lilaj në ndeshjen e fundit sakrifikoi dhe luajti i dëmtuar, por do jetë gati për "demat" së bashku me Salihin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania