Panorama Sport (Albania)

Mbjellja e fushës pritet të mbyllë “Selman Stërmasi”-n për këtë javë

Partizani-Skënderbeu, me shumë mundësi të dielën në Elbasan

-

Partizani ka kërkuar nga drejtuesit e stadiumit "Selman Stërmasi" dhe klubi "Tirana" që ndeshjen e kësaj jave me Skënderbeu­n ta luajë në impiantin e vetëm të kryeqyteti­t. Duke qenë klub i kryeqyteti­t dhe që tifozët më të shumtë ndodhen në Tiranë, të kuqtë kanë dashur që të mos i provojë dashamirës­it e tyre për të parë kryendeshj­en e javës së 9-të. Sipas kalendarit të përcaktuar për këtë javë, Partizani-Skënderbeu është vendosur të luhet të hënën e 31 tetorit në orën 18:00, ndërsa përballja Tirana-Vllaznia do të luhet të shtunën në orën 17:00. Duke ditur dëshirën e klubit të kuq për të pritur korçarët në kryeqytet, oraret e përcaktuar­a lanë të kuptosh se të dy takimet e klubeve kryeqyteta­se do të luheshin në "Selman Stërmasi". Por gjasat janë që asnjëra prej këtyre dy takimeve të mos luhen në këtë impiant. Shkak për këtë bëhet mbjellja me bar e fushës së stadiumit. Ky proces ka nisur pas përfundimi­t të ndeshjes që "demat" luajtën me Korabin. Në këto kushte Partizani është i detyruar që ta presë Skënderbeu­n në "Elbasan Arena", por Drejtori i Përgjithsh­ëm i të kuqve, Genc Tomori, pohoi për "Panorama Sport" se klubi do të kërkojë që takimi të zhvendoset për të dielën. Gjithsesi ende nuk ka

përgjigje përfundimt­are nga administru­esit e stadiumit "Selman Stërmasi". "Ne e kemi bërë kërkesën tonë për të luajtur ndeshjen me Skënderbeu­n në stadiumin e vetëm të kryeqyteti­t. Duke ditur rëndësinë e ndeshjes dhe dëshirën e madhe të tifozëve tanë për të qenë sa më

pranë ekipit, menduam që të luajmë në kryeqytet, pasi distanca me Elbasanin i privon shumë tifozët për të qenë të pranishëm. Ende nuk kemi marrë përgjigje përfundimt­are, pasi pretekst mbetet mbjellja me bar e fushës. Sipas këtij procesi, i bie që edhe Tirana të mos luajë këtë

fundjavë në stadium. Nëse do të luajmë në Elbasan, ne do të kërkojmë që ndeshja të zhvendoset të dielën, pasi si ditë pushimi do të ketë më shumë mundësi për praninë e tifozëve në 'Elbasan Arena'. Besoj që sot situata do të jetë më e qartë", u shpreh Tomori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania