Panorama Sport (Albania)

Korabi, goli bëhet sërish makth

-

Korabi humbi sërish, këtë herë ndaj Partizanit në "Selman Stërmasi". Skuadra e Artan Mërgjyshit nuk po e gjen ende veten, teksa ajo fitore në "Niko Dovana" të Durrësit është kujtimi i vetëm i mirë. Mirëpo, kur mendohej se sulmuesit u zhbllokuan, tashmë për dibranët rikthehet sërish makthi i golit. Rastet e humbura në ndeshjen ndaj Partizanit kanë dëshpëruar trajnerin Artan Mërgjyshi, i cili gjithsesi nuk ka ndër mend të dorëzohet. "Skuadra po luan mirë, po krijon raste për gol, por shpërdoroj­më shumë", pat thënë ndër të tjera pas ndeshjes trajneri i Korabit. Dje ekipi dibran ka rinisur përgatitje­t për takimin kundër Flamurtari­t, që do ta luajë në transfertë. Mërgjyshi zhvilloi një analizë me skuadrën, duke vënë theksin në gjërat e bëra jo mirë ndaj Partizanit. Gafa e portierit Vujadinovi­ç, por edhe mungesa e përqendrim­it të mbrojtësit Dukiç janë vënë në dukje. Gjithsesi, në skuadër nuk ka humbur besimi dhe takimi i radhës është një provë force, nëse Korabi do të bëjë kthesën në kampionat. Dibranët do të mundohen të shfrytëzoj­në momentin jo të mirë të Flamurtari­t, duke mos dalë pa pikë nga kjo transfertë. Javët ikin dhe pesë pikë në tetë ndeshje janë pak për një ekip që kërkon të mbijetojë në elitë. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania