Panorama Sport (Albania)

Kandidat për U-21, trajneri: Nuk largohem nga Vllaznia

-

Pas largimit të Redi Jupit nga pozicioni i trajnerit të ekipit kombëtar Shpresa, në skenë ka dalë edhe emri i Armando Cungut. Por ky i fundit, në prononcimi­n e tij për mediat, ka hedhur poshtë një largim të mundshëm nga drejtimi i skuadrës së Vllaznisë, ku edhe ka një kontratë. "Nuk di asgjë në lidhje me këtë çështje. Kam një kontratë me Vllazninë dhe të jeni të bindur se do të më pëlqente që ta respektoja deri në fund. E kam rithënë edhe një herë tjetër se Armando Cungu nuk është mësuar të tërhiqet nga ' lufta', do ta vazhdoj atë deri në fund, derisa të drejtuesit të mendojnë që nuk e kam bërë punën time. Unë jam i njëjti, si kur isha tek ekipet e tjera, ashtu edhe tani te Vllaznia. Jam njësoj si në katër javët e para, ashtu edhe në tre të tjerat kur ' dështuam', nëse mund ta quajmë kështu, pasi humbja në Korçë apo barazimi me Luftëtarin nuk mund të quhen dështime. Të gjithë e panë se çfarë i bëri Luftëtari Tiranës. Për këtë arsye, kërkoj më shumë dashamirës­i që ta mbajmë ekipin të qetë, ta ndihmojmë, ta mbështesim në këto momente dhe të mos krijojmë probleme artificial­e", është shprehur trajneri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania