Panorama Sport (Albania)

Magani sot në Vlorë, pritet vendimi final

-

Dita e sotme do të jetë vendimtare për pankinën vlonjate. Burime të besueshme për "Panorama Sport" bëjnë me dije se trajneri Gugash Magani do të jetë sot në Vlorë për të takuar administra­torin Idrizi. Ky do të jetë takimi i fundit që do të vendosë qëndrimin ose largimin e Maganit nga Flamurtari. "Pres edhe një takim të fundit me presidenti­n Sinan Idrizi, i cili për arsye pune ka udhëtuar drejt Turqisë. Do të ulem edhe një herë dhe do të diskutojmë së bashku, ashtu sikundër i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit. Unë kam shumë respekt për presidenti­n, sepse është një njeri që të kupton dhe dashamirës", ka thënë Idrizi pak ditë më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania