Panorama Sport (Albania)

Mezani drejton skuadrën në stërvitje

-

Flamurtari vijon përgatitje­t për të dyja ndeshjet që do të luajë këtë javë, si për Kupë, ashtu edhe për kampionat. Seanca e djeshme stërvitore është drejtuar nga zv.trajneri Gentjan Mezani dhe është përqendrua­r më shumë te ndeshja e së mërkurës që do të luhet në transfertë ndaj Tërbunit dhe është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pavarësish­t se si do të shkojnë bisedimet me trajnerin Magani, Mezani u ka kërkuar lojtarëve të tij maksimumin në këtë përballje për të marrë një fitore dhe vazhduar rrugën në trofeun e dytë më të rëndësishë­m në vend. Mezani ka drejtuar ekipin edhe në ndeshjen ndaj Laçit dhe nëse nuk arrihet akordi me Maganin, pritet që ai të vazhdojë të drejtojë ekipin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania