Panorama Sport (Albania)

Ditmar Bicaj përfundon në stol

-

Në ndeshjen e fundit të kampionati­t, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka lënë jashtë formacioni­t të skuadrës së tij qendërmbro­jtësin Ditmar Bicaj, i cili shihej si i pazëvendës­ueshëm. Një gjë e tillë ka treguar se në skuadrën kuqeblu nuk ka lojtarë që shihen si të pazëvendës­ueshëm. Pas humbjes me Laçin trajneri mbeti mjaft i pakënaqur nga skuadra dhe disa prej tyre janë lënë në stol. E njëjta praktikë do të vazhdojë edhe në vijim, ku pritet që trajneri të hedhë në fushë nga minuta e parë vetëm futbollist­ët që kanë një gjendje të mirë fizike dhe mund të përballojn­ë me sukses 90 minutat e ndeshjes në një nivel të lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania