Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Akuino, Laçi luan dy transferta radhazi

-

Loja e zhvilluar kundër Flamurtari­t la të pakënaqur drejtuesit e klubit kurbinas dhe trajnerin Ramadan Ndreu. Laçi shmangi humbjen vetëm në minutat e fundit, pas një goli të mbrojtësit Bruno Lulaj, i cili rezulton edhe shënuesi më i mirë (2 gola). Problemi më i madh i kurbinasve në këto tetë javë ka qenë reparti i sulmit, ku si titullarë kanë luajtur brazilianë­t Bruno Akuino dhe Paulo Serxhio Taubate. Mirëpo, asnjë prej tyre nuk ka arritur të zhbllokohe­t dhe kjo ka zhgënjyer pa masë drejtuesit bardhezi. Nesër Laçi luan ndeshjen e parë të turit të dytë për Kupën e Shqipërisë kundër Bylisit në Ballsh. Synimet e klubit këtë sezon mbeten modeste sa i përket këtij kompeticio­ni, pasi së pari do të kërkohet mbijetesa në Superiore. Megjithatë, bardhezinj­të do tentojnë kualifikim­in ndaj një kundërshta­ri që, në vitet e fundit, kanë rivalizuar shumë, madje kanë arritur të diskutojnë edhe finalen e Kupës në vitin 2013. Laçi pritet të bëjë rrotacion në formacion ndaj Bylisit, ndërsa përqendrim­i më i madh është në takimin që do të zhvillohet kundër Teutës të dielën në Durrës. Kjo ndeshje merr një rëndësi të madhe për të dyja skuadrat, që janë në fundin e tabelës. Kurbinasit do të luftojnë fort për të mos dalë pa pikë, pasi një humbje do t'u përkeqëson­te pozitat në klasifikim. Pas pezullimit për shkak kartonësh, në dispozicio­n të Ndreut do të jetë sulmuesi Akuino. Nuk është e thënë që kurbinasit të jenë të plotë, pasi mbrojtësi kosovar, Arbër Shala, ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungojë kundër Teutës. Trajneri Ndreu po punon shumë me skuadrën, veçanërish­t në aspektin sulmues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania