Panorama Sport (Albania)

Shmanget analiza e humbjes, përgatitje sërish për Luftëtarin

-

Ngjeshja e kalendarit për shkak të ndeshjeve të Kupës që do të zhvillohen në mesjavë, ka bërë që bardheblut­ë të mos kenë asnjë ditë pushim. Pas humbjes së pësuar në stadiumin e Peqinit përballë Luftëtarit, të besuarit e trajnerit Daja kanë zbritur në terrenin stërvitor për të bërë gati takimin e radhës. Shorti i Kupës së Shqipërisë i ka ballafaqua­r sërish me skuadrën gjirokastr­ite. Gjatë seancës së djeshme të zhvilluar në orën 11:00 në fushën me tapet sintetik në kompleksin "Skënder Halili", trajneri Daja e ka shmangur analizën dhe kritikat për të tijtë. Tekniku bardheblu ka përllogari­tur vetëm ngarkesat që duhet të marrë secili grup lojtarësh, në bazë edhe të ndeshjes së fundjavës për kampionat. Sot, pritet një tjetër seancë stërvitore në të cilën do të saktësohet edhe 11-tëshja që do të zbresë në fushë përballë gjirokastr­itëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania