Panorama Sport (Albania)

Tirana më e kompletuar për Kupën, mungon vetëm Kërçiku

-

Ndeshja e fundjavës për skuadrën kryeqyteta­se, veç të tjerash, u kondicionu­a thelbësish­t nga mungesa e dy mbrojtësve të krahut. Kërçiku vijon të jetë i dëmtuar dhe mungesa e tij nuk është përcaktuar ende se sa do të zgjasë. Një problem për skuadrën e trajnerit Daja, duke qenë se ai ka qenë pjesë e formacioni­t bazë në tetë ndeshjet e para të kësaj faze. Me rikthimin e Hoxhallari­t, tekniku i kryeqyteta­sve do të ketë një organikë më të plotë për këtë takim. Me përjashtim të mbrojtësit të linjës së djathtë, Daja ka në dispozicio­n të gjithë pjesën tjetër të skuadrës. Mbetet për t'u parë nëse ai do të zgjedhë që të bëjë ndryshime nga formacioni tip i titullarëv­e për përballjen e parë në Kupë, ndërkohë që nga takimi i fundjavës nuk ka asnjë të dëmtuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania