Panorama Sport (Albania)

Luftëtarit i mohohet penallti, bonus për Skënderbeu­n

Tirana pëson humbjen e parë, Partizani -2 nga kreu

-

Java e tetë e Kategorisë Superiore ka rezervuar surpriza të shumta sa u takon rezultatev­e, por edhe rasteve për moviolë. Supersfida mes Skënderbeu­t dhe Kukësit i ishte besuar një pesëshe gjyqtarësh me në krye Kridens Metën, i cili edhe këtë herë ka gabuar në një rast, duke i dhënë një 11metërsh të paqenë Skënderbeu­t, ndërsa dy momentet e tjera ka vepruar drejt dhe ka lejuar lojën që të vazhdojë. Por, edhe pse me një bonus të tillë në këmbët e tyre në minutën e 58- të, Salihi ka gabuar nga pika e bardhë. Ndërkohë që Luftëtarit, skuadër e cila ka arritur të fitojë ndaj Tiranës, edhe pse i luan ndeshjet e saj në fushë asnjanëse, i është mohuar një 11- metërsh i pastër në pjesën e dytë të takimit. Kryesori Sino i kolegjiumi­t të Fierit nuk e ka vlerësuar si 11-metërsh një ndërhyrje të gabuar të Cises ndaj Rexhinaldo­s, edhe pse në pamjet filmike u duk qartë se lojtari i Tiranës bëri ndërhyrje të gabuar dhe duhej të ishte akorduar një penallti. Ndërkohë që Tirana ka pësuar edhe humbjen e parë në këtë sezon futbollist­ik.

Të tjerat - Partizani gjithashtu ka qenë i penalizuar nga kryesori Sadiku, i cili u ka mohuar të kuqve një 11metërsh që në minutën e parë të ndeshjes, kur Bardhi në zonë është rrëzuar nga Dukiç. Kryesori dhe ndihmësit e tij kanë lejuar vazhdimin e lojës. Megjithatë, të kuqtë kanë arritur të fitojnë dhe t'i afrohen kreut të renditjes me dy pikë, duke përfituar edhe nga ndalja e Skënderbeu­t në shtëpi. Ndërkohë që në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Teutës nuk ka pasur raste të diskutuesh­me, gjë e cila ia ka bërë punën më të lehtë arbitrit Hamiti. Shkodranët në këtë përballje u rikthyen te fitorja pas disfatës me kurbinasit në javën e shkuar. E njëjta situatë ishte edhe në ndeshjen mes Laçit dhe Flamurtari­t, e mbyllur në barazim 1-1, ku nuk ka pasur raste flagrante për moviolë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania