Panorama Sport (Albania)

"Zhduket" arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini

-

Lorenc Jemini nuk është parë të arbitrojë në ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë Superiore, ndërsa emri i tij nuk është dëgjuar as në ndeshjet e Kategorisë së Parë. Nëse sezonin e shkuar është parë si emri konsensual i shumë takimeve delikate në fundsezoni dhe është pranuar nga të gjithë klubet, Jemini, i cili mban edhe stemën e FIFA-s, duket se ka humbur kreditet e tij në FSHF. Nga kjo e fundit nuk ka një njoftim për mungesën e arbitrit kryesor që kishte statusin e më të mirit në vendin tonë, ndërsa nuk përjashtoh­et mundësia që ndaj tij të jetë aplikuar edhe ndonjë masë dënimi. Dënimet e gjyqtarëve janë shumë të vështira që të konfirmohe­n, duke qenë se ato janë vendime të brendshme të FSHF-së dhe nuk publikohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania