Panorama Sport (Albania)

Errallë, një derbi me "dashuri!"

Nuk ka kordonë policorë mes tifozëve, bardheblut­ë i shpëtojnë humbjes në fund

- ABDULLA DUSHKU

w Derbi" më paqësor i kryeqyteti­t është luajtur dje në "Skënder Halili". Tirana B dhe Partizani B u kanë dhënë leksion ekipeve të para se si mund të luhet një sfidë krejtësish­t e qetë dhe pa tensione artificial­e. Aq paqësore ka qenë ndeshja e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Dytë, sa për herë të parë nuk është dashur që tifozët e të dyja ekipeve të mos ndaheshin me kordonë policorë ashtu siç ndodh gjithmonë në përballjen mes skuadrave të para. Një sfidë që prodhoi gjithashtu një rezultat të paqtë, barazim 1-1. Interesi për këtë takim ishte i ulët dhe është ndjekur nga rreth 500 tifozë, të cilët e kanë ndjekur të bashkuar. Jo vetëm që nuk është krijuar asnjë incident, por nuk ka pasur asnjë sharje mes tifozerive siç ndodh rëndom në "derbin" mes të mëdhave.

Ndeshja

Skuadrat e kanë nisur takimin me formacione­t më të mira, në një kohë që Tirana ka preferuar në portë Edvan Bakajn, "gardianin" e dytë të skuadrës së parë. Një sfidë që nuk u ngjit në nivelin e kërkuar, kjo edhe për shkak të terrenit që ishte i rënduar dhe i rrëshqitsh­ëm gjithashtu duke u bërë pengesë në shumë raste për lojtarët. Pas një qarkullimi të topit nga të kuqtë për rreth 8 minuta, nis edhe presingu i tyre. I pari që kërcënon është Jaupaj me një goditje me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në të 16-ën, është një kundërsulm i bardhebluv­e ku Hoxha jep një top të saktë te Halili që godet, por Dajsinani

pret bukur. Një minutë më pas do të vijë edhe goli i Partizanit B. Në të djathtë të sulmit vepron bukur Arbana që shumë pranë këndit jep një asist për Jaupajn që me portën bosh godet me kokë dhe shënon, 0-1. Pavarësish­t përpjekjev­e të bardhebluv­e, rezultati i pjesës së

parë nuk ndryshon. Fraksioni i dytë nis krejt ndryshe nga i pari. Tashmë është Tirana më agresive dhe kërkuese, e cila ka shfrytëzua­r edhe daljet e detyrueshm­e të dy lojtarëve më të mirë në radhët e Partizanit, Janku e Vatnikaj. Janë një mori rastesh për bardheblut­ë. Në të

65-ën është Çeliku që gjuan në pozicion ballor, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në të 70-ën është një shpërthim i Halilit që tregohet individual­ist dhe humbet ekuilibrin. Në të 81-ën do të vijë edhe moment më i bukur për Tiranën. Është një aksion i shkëlqyer që ndërtohet

nga tre lojtarë, Halili-PeçiKeqa dhe gjithçka mbyllet me gol. Pasime mjaft të bukura e të shpejta dhe është Keqa që finalizon saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Partizani gjatë kësaj pjese loje ka pasur dy mundësi me Likën nga goditja e dënimit nga rreth 16 metra, por Bakaj

pret shkëlqyesh­ëm. Po ashtu, edhe Lleshi godet te harku i zonës, por jashtë. Ndërsa në fund është një rast tjetër i Halilit që mund t'i jepte edhe fitoren Tiranës, por që nuk ka finalizuar saktë. Në këtë mënyrë, sfida është mbyllur në paqe.

 ??  ?? Tifozët e skuadrave gjatë ndeshjes së djeshme e kanë ndjekur së bashku takimin dhe nuk ka qenë e nevojshme për t’i ndarë me policë
Tifozët e skuadrave gjatë ndeshjes së djeshme e kanë ndjekur së bashku takimin dhe nuk ka qenë e nevojshme për t’i ndarë me policë
 ??  ?? Lojtarët e Partizanit B duke festuar golin e djeshëm
Lojtarët e Partizanit B duke festuar golin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania