Panorama Sport (Albania)

Na penalizuan 'ëmtimet"

-

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Partizanit B, Genc Mahmutaj, u shpreh: "Gjatë pjesës së parë u munduam ta kontrollon­im mesfushën, megjithëse terreni ishte i rënduar. Ndërsa, në të dytën, duke parë edhe gjendjen jo të mirë të disa lojtarëve dhe sidomos ndërrimet e detyruara të Jankut e Vatnikajt, patëm edhe një rënie psikologji­ke. Mendoj se lëshuam shumë terren nga ku përfitoi ekipi kundërshta­r. Partizani B vazhdon me synimet e fillimit, atë të ngjitjes në Kategorinë e Parë, por se sa do ta realizojmë, mbetet për ta parë në vazhdimësi. Është vetëm fillimi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Do t'i marrim takimet me radhë dhe të mundohemi të bëjmë sa më pak gabime".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania