Panorama Sport (Albania)

Memelli: Caluam në mesfushë

-

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Tiranës B, Migen Memelli, u shpreh: "Ka qenë një ndeshje me dy tablo. I kemi nisur mjaft në 20 minutat e para, por lojtarët nuk mundën të ambientohe­shin, ku Partizani luante 4-3-3, ndërsa ne 4-2-3-1 dhe kështu çaluam disi në mesfushë. Ndërsa në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe mund ta fitonim, por një ndeshje "derbi" i ka tria rezultatet, sikurse ishte edhe barazimi. Për sa u përket objektivav­e, përtej asaj që kishin vjet, ku Tirana B luftonte për mbijetesën, këtë vit ne synojmë të renditemi në 4 skuadrat e para të grupit. Do t'i marrim takimet me radhë dhe e rëndësishm­e është që të jemi të përqendrua­r", tha Memelli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania