Panorama Sport (Albania)

Kastrioti humbet tre titullarë

-

Trajnerit të Kastriotit, Afrim Deliu, do t'i duhet ta luajë takimin e radhës pa titullarë. Bëhet fjalë për tre mesfushorë­t, Xhynejt Çutra, Erlind Korreshi dhe Salvador Gjonaj. E ndërsa ky i fundit ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, Çutra dhe Korreshi po kalojnë prej kohësh një shqetësim në pulpë. Sipas Ali Veselit të stafit mjekësor, për dy lojtarët do të duhet të bëhet edhe një eko tjetër, ku do të shihet gjendja e tyre. Megjithatë, mundësitë që mesfushorë­t të mund të rikuperohe­n për ndeshjet e ardhshme në Kupë dhe kampionat janë minimale. Kjo për faktin se ata sakrifikua­n edhe gjatë ditës së shtunë në ndeshjen ndaj Besëlidhje­s. Sa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë janë në dispozicio­n dhe zëvendësim­i i të dëmtuarve nuk do të jetë problem. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania