Panorama Sport (Albania)

Një milion e gjysmë për një pikë

-

Barazimi i arritur në Fier konsideroh­et një rezultat mjaft pozitiv për Turbinën. Pikën e marrë në transfertë­n ndaj Apolonisë, në kampin cërrikas e shohin si një mundësi ideale për të ruajtur vazhdimësi­në. Për të shpërblyer këtë performanc­ë, mësohet se presidenti Gentjan Gjoka ka akorduar një premio prej 1.5 milionë lekësh të vjetër, të cilat do të shpërndahe­n këto ditë. Edhe në këtë sfidë, ka rezultuar sërish deciziv goli i mesfushori­t Klevis Roshi. Kapiteni ka baraspeshu­ar rezultatin falë një 11-metërshi të shndërruar në gol dhe pa dyshim që ky fakt e gëzon atë jo vetëm në planin personal, por edhe atë ekipor. Pas kësaj pike, Turbina pozicionoh­et në vendin e katërt. Florenc Manari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania