Panorama Sport (Albania)

Kriza, "dridhet" stoli i Mahos

-

Humbja e së shtunës ndaj Kamzës mund t'i kushtojë shtrenjtë trajnerit të Mamurrasit, Rezart Maho. Në këto pesë javë, skuadra ka grumbullua­r vetëm dy pikë dhe renditet në vendin e fundit. Dhe pozitat e teknikut janë vënë në diskutim. Dyshimet për një largim të mundshëm të teknikut janë përforcuar edhe nga prania e ish-teknikut të skuadrës, Sinan Bardhi gjatë sfidës së të shtunës me Kamzë. Bardhi e ka ndjekur sfidën në krah me presidenti­n Ded Ndreca dhe është aluduar për një rikthim të mundshëm të tij në stolin e Mamurrasit. Presidenti Ndreca është zhgënjyer shumë nga ky start i sezonit, në një kohë që pret më shumë nga skuadra. Priten zhvillime në ditët në vazhdim. Ahmet Zani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania