Panorama Sport (Albania)

Pogradeci shpërthen ndaj gjyqtarëve

-

Drejtuesit e Pogradecit janë mjaft të pakënaqur nga vendimet e arbitrave. "Kalendari deri më tani nuk ka qenë shumë i favorshëm për skuadrën tonë, pasi vetëm dy ndeshje kemi pasur në shtëpi dhe këto pa spektatorë për shkak të dënimit. Bashkë me ne është dënuar edhe Korabi e Shkumbini, por atyre u janë falur shumë ndeshje, kurse neve jo. Por, ajo që dua të theksoj më shumë është penalizimi që po na bëhet nga gjyqtarët, për vendimet e të cilëve kam rezerva. Megjithatë, pikët nuk na kthehen, edhe pse kam rezerva", ka thënë shefi i klubit, Arjan Terolli, i cili flet dhe për të ardhmen. "Do të luftojmë në çdo ndeshje për të treguar se jemi një ekip serioz. Kemi edhe mbështetje­n maksimale të bashkisë dhe jam i bindur se në vazhdim do të tregojmë vlerat tona më të mira, pavarësish­t se renditemi në radhët e ekipeve modestë", ka përfunduar Terolli. Javën e ardhshme, Pogradeci do të luajë ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Turbinës. Pëllumb Starova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania