Panorama Sport (Albania)

Tomori kërkon rikthimin ndaj Shkumbinit

-

Në pesë javë kampionat, Tomori ka bërë një ecuri të kënaqshme, ku kësaj here ka arritur të marrë një barazim në transfertë­n e Pogradecit. Në një prononcim për "Panorama Sport", mbrojtësi i krahut të majtë, Doraldo Paja, u shpreh: "Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë në Pogradec ndaj një rivali tepër të fortë. Të marrësh barazim në një transfertë si ajo e liqenorëve, nuk është ndonjë humbje e madhe, ndaj mendoj se duhet të jemi të kënaqur edhe me këtë pikë. Objektivi ynë ishte që të mos dilnim me 'duar bosh', gjë që e kemi arritur dhe tashmë duhet të shikojmë për ndeshjet e ardhshme. Këtë javë, përballë kemi Shkumbinin me emër ku do të kërkojmë fitoren. Do synojmë ritmin e Lushnjës së vendit të parë. Po e përgatisim me qetësi dhe mjaft përkushtim këtë ndeshje, ku besoj se deri në fundjavë do të jemi plotësisht gati", e mbylli Paja. Ndërkohë, skuadra beratase ndodhet në vendin e dytë të klasifikim­it me tetë pikë. Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania