Panorama Sport (Albania)

"Ja pse po bind Lushnja, ka një sulm të frikshëm"

-

Xhavit Sefa, ish-sulmuesi simbol dhe ish-trajneri i Lushnjës, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" është shprehur për situatën aktuale të futbollit. Ikona e futbollit lushnjar tha se ecuria pozitive e ekipit është një ogur i mirë për të përmirësua­r situatën në përgjithës­i. Sefa - "Unë mund të them që Lushnja ka vuajtur në startin e sezoneve. Ka lënë pikë që në fillim dhe i ka vuajtur gjatë garës. Fillimi i këtij edicioni me pikë të plota është për t'u përshëndet­ur. Mendoj se kjo do ta ndihmojë Lushnjën, sidomos në aspektin psikologji­k. Edhe pse është luajtur shumë pak, pretendent­ët e tjerë kanë lënë shumë pikë. Më kujtohet që pesë sezone më parë, Lushnja arriti të fitonte tetë ndeshje radhazi, por shkoi në ndeshje shtesë meApolonin­ë dhe humbi. Nuk arriti të kualifikoh­ej direkt sepse la shumë pikë në fillim. Jam shumë dakort me shprehjen: 'fillimi i mbarë, gjysma e punës'. Goditja jepet që në fillim. Tani Lushnja është skuadra më e kuotuar për të kaluar në Superiore. Duket qartë që është një skuadër e motivuar për të fituar. Mendoj që ruajtja e grupit kryesor të lojtarëve, marrja e Maganit, rikthimi i Branicës dhe sidomos i Cankës ka bërë që të kemi një skuadër shumë më të mirë sesa sezoni i kaluar", tha Sefa. Më tej, ai flet edhe për dyshen sulmuese, Canka-Sefa. "Lushnja ka një dyshe shumë kualitativ­e në sulm. Ka dy sulmues që koordinojn­ë shumë mirë veprimet me njëri-tjetrin. Dua të theksoj se kjo dyshe i mban shumë nën presion mbrojtjet kundështar­e. Mendoj që do të jetë dyshja që do të shënojë më shumë në këtë kategori", tha Sefa. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania