Panorama Sport (Albania)

Kevitan kërkon fitoren në tavolinë

-

Skuadra e Kevitanit ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të këtij sezoni pas dy paraqitjev­e të dobta, por sërish u mund 3-2 nga Vllaznia B. Drejtuesit e klubit janë optimistë për ta fituar atë në tavolinë. Skuadra shkodrane ka aktivizuar një lojtar, i cili nuk ka ende dokumentac­ionin nga ekipi Hair Klub i Arabisë Saudite ku ishte aktivizuar përkohësis­ht. Madje, drejtuesit e Kevitanit pretendojn­ë se rezulton se ai të ketë qenë dhe i dënuar dhe për këtë shkak të mos kryerjes së dënimit, atij nuk i janë përcjellë edhe dokumentac­ioni i nevojshëm në Shqipëri. Bëhet fjalë për Arsid Krujën. Klubi i Kevitanit ka bërë ankesë në Komisionin e Disiplinës dhe pret të marrë fitoren në tavolinë. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania