Panorama Sport (Albania)

Mbyllja e "Loro Boriçi"-t, Vllaznia në kaos me kalendarin

-

Stadiumi "Loro Boriçi" është më i madhi aktualisht në vendin tonë dhe një nga impiantet më modern. Në këtë mënyrë, ai është zgjedhje e parë sa herë që kërkohet një stadium për të pritur ndeshjet e skuadrës kombëtare. Mirëpo, kjo ka sjellë një sërë problemesh për Vllazninë, e cila ka hasur vështirësi në zhvillimin e ndeshjeve si pritëse. Jo vetëm që nuk është lejuar t'i luajë takimet në stadiumin e saj, por është detyruar që të zhvillojë ndeshjet edhe jashtë Shkodrës. Në fillim, FSHF e ndaloi që të luante në "Reshit Rusi" dhe takimin kundër Skënderbeu­t e zhvilloi në Korçë. Pak javë më vonë, vetë FSHF e lejoi që të luante në stadiumin e dytë në Shkodër, duke qenë se e kishte ndaluar t'i zhvillonte takimet në "Loro Boriçi". Pavarësish­t se në Shkodër është impianti më modern në vendin tonë, skuadra e këtij qyteti po has vetëm probleme deri në këto momente për këtë stadium, pasi përfitime ende nuk ka ndier.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania