Panorama Sport (Albania)

ShqipëriSe­rbi, shtyu gjyqin

-

Kombëtarja gjithnjë tërheq shumë vëmendje kur ka për të luajtur ndeshje zyrtare, sidomos ato që zhvillohen në shtëpi. Ndër të parat gjëra që preken ditën e ndeshjeve është trafiku, i cili pëson ndryshime dhe shpeshherë futet në kaos në qytetin ku luhet takimi. Por që ndryshimi i qarkullimi­t, apo bllokimi i disa prej rrugëve kryesore të qytetit të shtyjë një seancë gjyqësore, kjo është diçka që askush nuk do ta kishte menduar. Në emisionin investigat­iv "Fiks Fare" në "Top Channel" është denoncuar një rast kur rreth para një viti, në qytetin e Elbasanit, gjykata ka vendosur ndërprerje­n e një seance gjyqësore dhe shtyrjen e saj për në një ditë tjetër, për shkak se luhej ndeshja e futbollit Shqipëri-Serbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania