Panorama Sport (Albania)

Pogba shuhet në Londër, ç’po ndodh me francezin?

-

Në shënjestrë­n e kritikave te Mançester Junajtid nuk është vetëm Zlatan Ibrahimovi­ç, por edhe Pol Pogba. Statistika­t e lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit në ndeshjen me Çelsin janë ato të një lojtari mediokër. Mesfushori francez nuk krijoi asnjë rast, edhe pse ai tashmë është spostuar përpara nga Murinjo. Ai preku vetëm një top në zonën e Çelsit, nuk lëshoi asnjë goditje drejt kuadratit (njëra u bllokua, ndërsa tjetra ishte e pasaktë). Megjithatë, saktësia e pasimeve të tij ishte 89.7%, më e larta e tij në një ndeshje të Premier Ligës gjatë këtij sezoni. Pasimet e tij në gjysmëfush­ën e Çelsit gjithashtu ishin pozitive 87.8%, sërish më e larta e tij këtë sezon në kampionat. Çfarë tregojnë këto statistika? Murinjo po e vendos gabim në fushë, apo ai nuk është në formë? Jua lëmë juve të vendosni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania