Panorama Sport (Albania)

Ibra 498' pa gol, në formën më të dobët të dekadës

-

Mançester Junajtid sapo kapërdiu 4 gola, por gjithçka ishte OK për Zlatan Ibrahimovi­çin pas vërshëllim­ës finale në "Stamford Bridge", i cili shkëmbeu batuta dhe fanellën me Eden Hazardin. Por kjo skenë nuk e përmirësoi gjendjen emocionale të tifozëve të "djajve", që e panë sulmuesin, i cili paguhet 250 mijë paund në javë, kaq të pashqetësu­ar pas humbjes së rëndë. 35- vjeçari nuk shënon prej 498 minutash në kampionat dhe është rekordi i tij më i keq që prej vitit 2006, kur ai kishte vështirësi të gjente rrugën e rrjetës me Interin. Gjiganti suedez ka shënuar për herë të fundit në Premier Ligë më 10 shtator. Ai ka dështuar gjithashtu të japë asist në 5 ndeshjet e fundit. Në mënyrë ironike, edhe kriza që përjetoi gjatë vitit 2006 me Interin, erdhi në të njëjtën periudhë, gjatë muajve shtator-tetor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania