Panorama Sport (Albania)

Rikthehet kupa, nesër derbi i Mançesteri­t

-

Rikthehet Kupa e Ligës këtë mesjavë në Angli dhe menjëherë me një antipastë si Liverpul- Totenhem. Sot, skuadra e Poketinos do të sfidojë djemtë e Klopit në "Anfield Road" me duelin më të rëndësishë­m të ditës për të siguruar një biletë në ¼ - at. Por një tjetër ndeshje tjetër që do të ketë vëmendje është edhe ajo që do të luhet në "Emirates", ku miqtë e Redingut do përpiqen t'u hapin vështirësi "topçinjve" të Arsen Vengerit. Bristol Siti - Hull Siti; Lids - Noruiç dhe Njukasëll - Preston ulin siparin e ditës së martë. Për të vijuar ditën e nesërme me kryendeshj­en Mançester Siti - Mançester Junajtid. Mund të ishte fare mirë një finale e denjë e kompeticio­nit, por fati e deshi që të përballesh­in që në 1/ 8- at. Vërtet bëhet fjalë vetëm për Kupën e Ligës, por duke parë formën jo të mirë me të cilën vijnë dy skuadrat e Mançesteri­t, as Zhoze Murinjo dhe as Pep Guardiola nuk do donin ta humbisnin derbin. "Djajtë" vijnë pas një humbjeje poshtërues­e 4- 0 me Çelsin, ndërkohë që "qytetarët" kanë 5 ndeshje që nuk fitojnë dhe Guardiola është një hap larg rekordit më negativ të karrierës së tij si trajner.

KUPA E LIGËS

1/8-at SOT Arsenal - Reding Bristol Siti - Hull Siti Lids - Nouriç Liverpul - Totenhem Njukasëll - Preston NESËR Sauthhempt­on - Sandërlend 20:45 Uest Hem - Çelsi 20:45 Man. Siti - Man. Junajtid 21:00 20:45 20:45 20:45 20:45 20:45

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania