Panorama Sport (Albania)

Olivie Zhiru, titullar për herë të parë

-

Për ndeshjen e sotme të 1/8ave të Kupës kundër Reding, Olivie Zhiru pritet për herë të parë titullar këtë sezon. Stërvitjen e djeshme nuk e kreu Venger, por asistenti i tij, Stiv Bould, pasi francezi ishte i pranishëm në Asamblenë vjetore. E ardhmja e Arsen Vengerit, kontrata e të cilit skadon në qershor, mbetet një prej argumentev­e kryesore në shtëpinë e Arsenalit. Gjatë asamblesë, presidenti Çips Kesuik ndërhyri për të nënvizuar mbështetje­n e plotë për punën e tij 20-vjeçare. "Besojmë në aftësinë e tij për të na çuar përpara. Do të ulemi për të folur rreth të ardhmes, por vetëm në momentin e duhur", tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania