Panorama Sport (Albania)

"Lokateli si Rivera, Donaruma qëndron"

-

Gjatë një interviste për emisionin italian "Tiki Taka", administra­tori i Milanit, Adriano Galiani, ka folur për dy të rinjtë që po çmendin tifozët e Milanit, Manuel Lokateli dhe Xhanluixhi Donaruma. Për të parin tha: "Goli i Lokatelit më kujtoi atë që i shënoi Rivera Juves në vitin '61. Uroj që Manuel të bëjë një karrierë të madhe te Milani". Më pas, ai u ndal edhe te portieri 17-vjeçar: "Besoj se është pasardhësi i Bufonit, që është akoma një portier i madh. Shpresoj që Donaruma të luajë edhe për shumë vite te Milani dhe të jetë në të ardhmen portieri titullar i Italisë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania