Panorama Sport (Albania)

Montela: Qëndrojmë me këmbë në tokë, duam Europën

"Kampionati­n e fiton 'Zonja', nuk biem pre e euforisë"

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Kanë kaluar dy ditë nga fitorja e Milan it ndaj Juventusit, kur trajneri i kuqezinjve, Vinçenco Montela, paralajmër­oi: "Tani të gjithë kundërshta­rët do të japin maksimumin kundër nesh. Sfida përballë Xhenoas është më e rëndësishm­e se ajo kundër Juves. Kampionati i Milanit fillon tani". "Aeroplani" nuk ka ndryshuar mendim as në prag të sfidës me Xhenoën, teksa dje tha: "Ndryshon gjendja emocionale, pasi Xhenoa vjen nga humbja në derbi, ndërsa ne kemi mundur Juventusin, por di të them se ekipi i Juriç është shumë i fortë taktikisht dhe nuk do jetë aspak e thjeshtë për të fituar përballë tyre".

Europa - Trajneri i Milanit u ndal sërish te fitorja kundër bardhezinj­ve: Duam të arrijmë në Europë, e cila është shtëpia e Milanit. Fitorja ishte shumë e rëndësishm­e, na ka rritur vetëbesimi­n. Skuadra ishte shumë e përqendrua­r dhe ky fakt më pëlqeu. Entuziazmi na sjell ndonjë pikë më shumë, euforia sjell ndonjë pikë më pak. Xhenoa? Betohem që akoma nuk kam menduar për këtë ndeshje". Ndërsa, për sa i përket formacioni­t që do të zbresë sot në fushë, Montela i ka idetë e qarta: "Ideja është të ndryshoj një lojtar për çdo repart, por nuk kam menduar akoma për titullarët që do të aktivizoj". Ishtrajner­i i Fiorentinë­s u ndal edhe te çështja "Niang", teksa francezi nuk e priti mirë zëv-

endësimin në sfidën kundër Juventusit: "Mendova se stafi mjekësor më këshilloi të kryeja zëvendësim­in, ishte një keqkuptim. Lojtari ishte vetëm 80% kundër bardhezinj­ve dhe nuk kisha luksin të rrezikoja një dëmtim duke e mbajtur në fushë përgjatë të gjithë lojës".

Berluskoni - Montela i ka thurur elozhe presidenti­t të Milanit, Silvio Berluskoni, të cilin e ka vlerësuar për largpamësi­në e tij. "Nuk kam folur ende me të. Por edhe këtë radhë ai kishte të drejtë. Kur isha për darkë me të, më shkroi formacioni­n e ëndrrave të tij, që përbëhej vetëm nga italianë dhe të rinj. Mendoj se jemi në rrugën e duhur në këtë aspekt", tha trajneri i kuqezinjve në konferencë­n për shtyp. "Të rinjtë duhen mbështetur dhe ndihmuar. Duhet të kenë përgjegjës­i, por edhe duhet të lihen të lirë të veprojnë. Mendoj se tani po e bëjnë një gjë të tillë dhe familjet e tyre po i ndihmojnë shumë në këtë aspekt". I pyetur nëse ky Milan mund ta cilësonte veten si anti-Juventusi i këtij sezoni, Montela ka dashur që t'i kthejë të gjithë me këmbë në tokë. "Nuk duhet ta mendojmë. Juventusi është një skuadër e pathyeshme edhe këtë vit dhe ne duhet të mendojmë për Europën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania