Panorama Sport (Albania)

"Skaneri" i Tramexanit: Milani është surprizë, Interi pa busull

"I lumtur për shqiptarët e Italisë"

-

"Milani e meritoi plotësisht fitoren dhe e dominoi Juventusin në mesfushë". Kjo është përgjigjja e Paolo Tramexanit për kryendeshj­en e kampionati­t italian. Në një intervistë për "Panorama Sport", ndihmësi i De Biazit analizon ecurinë e ekipeve kryesuese, por edhe gjendjen e vështirë që po kalon Interi. Ai i thur elozhe Berishës, por edhe futbollist­ëve të tjerë shqiptarë që po aktivizohe­n në Itali.

Mister, si e patë ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit? Kuqezinjtë arritën një fitore të madhe dhe të rëndësishm­e.

Milani bëri një ndeshje të madhe dhe e pashë me shumë vëmendje, duke u përpjekur ta analizoja. Trajneri Montela e kishte përgatitur këtë sfidë në mënyrë shumë interesant­e dhe arriti ta fitonte duelin me Alegrin.

Në të tilla raste pyesin: Ishte Milani mirë, apo Juventusi i dobët?

Milani ishte më mirë në mënyrën se si e nisi ndeshjen dhe e meritoi fitoren. Skuadra bënte presion shumë lart me mesfushorë­t. Ata shkonin menjëherë te Hernanes dhe Pjaniç për të mos i lënë të nisin aksionet. Kuçka dhe Bonaventur­a bënë një ndeshje sakrifice. Bonaventur­a më shumë luajti si fantazist duke e ndërruar formacioni­n në 4-2-3-1. Ky ishte problemi për Juventusin që nuk arriti të dilte në lojën e tij më të mirë.

Me këtë fitore, mund të themi që Milani është ekipi anti-Juventus? Pavarësish­t fitores dhe momentit të mirë që po kalon Milani, nuk mendoj se mund të quhet ekipi që mund të rivalizojë Juventusin. Diferenca në aspektin individual, teknik dhe në eksperienc­ë është shumë e madhe dhe ka një hendek të madh mes të dyja skuadrave. Megjithatë, nëse Milani vazhdon në këtë mënyrë mund të bëhet një surprizë e bukur për kampionati­n duke parë momentet e vështira që ka kaluar gjatë viteve të fundit.

Çfarë po i ndodh Juventusit në këto momente. Shihet qartë që ka disa probleme dhe nuk po luan si vitin e kaluar?

Është e vërtetë kjo që thua, por pavarësish­t kësaj vazhdon të jetë në vendin e parë në kampionati­n italian dhe në grupin e Champions-it. Problemet ndoshta kanë ardhur nga mungesat e shumta që ka pasur. Një lojtar si Markizio është mungesë shumë e madhe për skuadrën. Ai është i vetmi që mund të luajë si mesfushor përpara mbrojtjes për të organizuar lojën dhe për të vendosur ekuilibrat. Me të në fushë, Pjaniç mund të luajë më përpara dhe të ketë lirshmëri.

Mos ndoshta kanë gabuar në merkato, sepse mungon një mesfushor?

Nuk e mendoj këtë gjë. Kanë afruar disa lojtarë shumë të rëndësishë­m.

Nëse do të bënit një ndarje në përqindje për shanset që kanë ekipet për titullin kampion në Itali, si do të ishte ajo?

Nuk mund ta them në mënyrë precize, por Juventusi vazhdon të mbetet skuadra favorite për të fituar titullin. Të tjerat janë Roma, Napoli dhe Milani deri diku. Përqindja në favor të Juventusit është shumë e madhe.

Çfarë po ndodh me Interin gjatë këtyre javëve? Kanë humbur 3 ndeshje radhazi. Me një vështrim të qartë shihet që Interi nuk është skuadër për momentin. Kjo duket te mungesa e reagimit kur ekipi pëson gol dhe te mungesa e ekuilibrit.

Si ka mundësi që një ekip i pasur me një organikë të tillë, vuan shumë?

Në gjykimin tim, Interi ka lojtarë fantastikë dhe shumë të mirë, të cilët mund të japin alternativ­a të shumta edhe në ndryshimin e moduleve. Mungon bashkëpuni­mi, sepse përballë vështirësi­ve e kanë të vështirë të reagojnë. Pritet akoma më shumë nga ajo që po bëjnë në këtë moment. A duhet t'i faturohet gjithçka trajnerit në këto momente?

Mendoj që De Bur nuk ka shumë faj. Ai erdhi në gusht dhe kishte shumë pak kohë për të përgatitur skuadrën përpara fillimit të sezonit. Merkato kishte përfunduar dhe skuadra ishte e ndërtuar. E njoh mirë trajnerin në mënyrën si punon dhe si e stërvit ekipin sepse e kam ndjekur edhe në Holandë. Është normale që në Itali të ketë vështirësi dhe i duhet kohë për t'u përshtatur. Kur erdhi kërkoi 4 muaj kohë, por 3 kanë kaluar dhe ende nuk ka gjëra pozitive. Megjithatë, mbetet një trajner shumë i mirë dhe meriton një tjetër shans. Nuk është e lehtë ta stërvitësh Interin.

Për të mundur Interin dha një kontribut të madh edhe Berisha për Atalantën.

Është e vërtetë. Berisha ka gjetur vazhdimësi­në dhe në Bergamo janë të lumtur që e transferua­n. Më e rëndësishm­e është që ka arritur të fitojë konkurrenc­ën me një portier shumë të mirë si Sportielo, i cili vitin e kaluar ishte ndër më të mirët e kampionati­t. Duhet të vazhdojë këtë rrugë.

Nuk është në rrugën e duhur Memushaj dhe Peskara e tij po luajnë shumë mirë, por mungojnë pikët. Unë i ndjek të gjitha ndeshjet e kampionati­t italian ku luajnë shqiptarët. Peskara po bën një kampionat të mirë dhe po luan futboll të bukur, por për të mbijetuar nuk mjaftojnë këto. Duhet të korrigjojë gabimet në mbrojtje dhe të jetë më "e egër" në sulm. Memushaj ka bërë ndeshje pozitive, por jam i sigurt që edhe Manaj do të rikthehet nga dëmtimi shumë i rëndësishë­m në skuadër.

Surpriza e këtij kampionati duket se është Torino, skuadër në të cilën Ajeti nuk ka debutuar ende. Është e vërtetë. Janë një ekip me cilësi dhe me një trajner të zotin si Mihajloviç. Kam bindje që Ajeti do të përmirësoh­et shumë dhe do të japë kontributi­n e tij në këtë ekip. Po të tjerët i keni ndjekur? Sigurisht që po. Jam i lumtur për atë që bëri Strakosha përpara disa javësh duke zëvendësua­r Marketin. Duhet të jetë i qetë sepse ka si "rival" një portier të fortë, por ai e tregoi se mund të luajë në këto nivele. Veseli po fillon të luajë me Empolin dhe të dielën u fut në fushë si mbrojtës i djathtë duke zëvendësua­r Laurinin. Kemi edhe shumë të tjerë në Serinë B, si Gjimshitin, Bashën, Çanin dhe Vajushin që po i ndjek me vëmendje në çdo ndeshje. Shpresoj të gjejnë vazhdimësi­në dhe të luajnë sa më shumë. Kam në vëmendje edhe Emanuele Ndojn, i cili po aktivizohe­t te Breshia. Gentjan Alinani

Jam i lumtur për atë që bëri Strakosha përpara disa javësh duke zëvendësua­r Marketin. Duhet të jetë i qetë sepse ka si "rival" një portier të fortë, por ai e tregoi se mund të luajë në këto nivele. Veseli po fillon të luajë me Empolin dhe të dielën u fut në fushë si mbrojtës i djathtë duke zëvendësua­r Laurinin. Kemi edhe shumë të tjerë në Serinë B, si Gjimshitin, Bashën, Çanin dhe Vajushin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania