Panorama Sport (Albania)

Barezi “Montela po bën një punë të shkëlqyer”

-

Ish-mbrojtësi i Milanit, Franko Barezi, i cili aktualisht ka funksion drejtuesi në klub, ka analizuar fitoren e kuqezinjve kundër Juventusit: “Si gjithmonë, erdha kur luaja unë, ndeshjet ndaj Juventusit kanë qenë të vështira. E pashë sfidën me kujdes dhe jam i lumtur për Milanin, pasi meritoj fitoren dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer i madh. Uroj që kuqezinjtë sezonin e ardhshëm të luajnë sërish në Ligën e Kampioneve. Lokateli? E kam ndjekur dhe më pëlqen shumë. Ai së bashku me Donarumën, De Shiljon, Romanjolin dhe Niangun janë e ardhmja. Sivjet Montela ka bërë një punë të shkëlqyer dhe jam i bindur se skuadra ka fituar më shumë besim në forcat e veta”, përfundoi Barezi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania