Panorama Sport (Albania)

Milani futet në garë për Serxho Aguerron

-

Emri i fundit, i cili ka ndezur para kohe merkaton në Milano, është ai i sulmuesit të Mançester Sitit, Serxho Aguerro. Pa diskutim, në plan të parë është thjesht e paimagjinu­eshme që kjo të ndodhë, por e përditshmj­a angleze "Daily Express" raporton se marrëdhëni­a e trajnerit Pep Guardiola me argjentina­sin ka marrë tatëpjetën (pas lënies në stol të këtij të fundit ndaj Barcelonës në Champions). Në horizont do të jetë me shumë mundësi Milani, tashmë "i rilindur" nga shoqëria "Fininvest", e cila ka premtuar rreth 100 milionë euro për merkaton e janarit. Sigurisht, deri tani, flitet thjesht për një sugjerim, por nuk përjashtoh­et mundësia që "Djalli" të bëjë një ofertë të rëndësishm­e në janar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania