Panorama Sport (Albania)

Tia Sil a n rin u en: !uk " lar hem n a #arisi

Braziliani shuan shpresat e bardhezinj­ve

-

Tiago Silva bën paqe me PSG-në dhe është gati të vazhdojë të qëndrojë në kryeqyteti­n francez. Në këtë mënyrë, shuhet një shans i Juventusit për të parë në Torino mbrojtësin brazilian. Pak ditë më parë u raportua se ish-mbrojtësi i Milanit mund të rikthehej sërish në Itali, por këtë herë për të luajtur me Juventusin. Edhe Marota e konfirmoi diçka të tillë, por ditën e djeshme ka qenë vetë futbollist­i, i cili e ka mohuar diçka të tillë. "Dëshira ime e madhe është të qëndroj në Paris. Gjatë kësaj kohe kam folur me drejtuesit dhe jam gati të nënshkruaj kontratën e re. Nuk kam menduar kurrë largimin sepse kjo është shtëpia ime", ka thënë mes të tjerash Tiago Silva. "Zonja e Vjetër" kërkonte të përfitonte nga momenti i vështirë që po kalonte lojtari dhe ngërçi që kishte në bisedimet me skuadrën për rinovimin e kontratës, por duket se gjithçka është sheshuar dhe ai do të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Verrati- E ndryshme është situata e Marko Verratit. Mesfushori italian është krisur me trajnerin Emeri dhe nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësim­in në ndeshjen ndaj Marsejës. Mediat franceze shkruajnë se futbollist­i italian mund të largohet në verë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania