Panorama Sport (Albania)

"Zonja" fillon të joshë Pepen, nisin kontaktet

-

Menjëherë pas refuzimit të Tiago Silvës, Juventusi po mendon për të tjera alternativ­a për repartin e mbrojtjes. Në fakt është e pakuptuesh­me pse torinezët duan me ngulm një mbrojtës qendror, duke qenë se në skuadër ka shumë të tillë. Emri i fundit që ka dalë në listë është Pepe. Kampioni i Europës nuk ka rinovuar ende kontratën me Realin e Madridit dhe duke përfituar nga kjo situatë Juventusi ka nisur të kërkojë informacio­ne mbi të ardhmen e tij. Zidan tha se Pepe konsideroh­et një lojtar shumë i rëndësishë­m për "galaktikët", por një ofertë joshëse nga Juventusi mund ta transferon­te atë në kampionati­n italian. Pepe në fakt ka thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën në Spanjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania