Panorama Sport (Albania)

“De Bur të dëgjojë ata që e rrethojnë”

- Nga XHUZEPE BERGOMI

ë në momentin e parë që mbërriti në Milano, them se Grenk De Buri ka bërë një gabim të madh. Ai për asnjë moment nuk ka dëgjuar mendimin e atyre që e rrethojnë. H ë kur u emërua si trajner i Interit, bëri gjithçka me kokën e vet. U kërkoi mendim vetëm ndihmësve të vet të ngushtë. Një situatë të tillë do ta kuptoja nëse ke si eprorë persona që nuk kuptojnë nga futbolli apo drejtues që nuk i përkasin historisë të klubit. Në rastin konkret, G renk De Bur ka anashkalua­r drejtues si Havier Zaneti, i cili ka shkruar një pjesë të mirë të historisë së 20 viteve të fundit. Interi ka një strukturë të brishtë, pasi presidenti shihet në klub pak ditë të vitit. Në bazë kemi drejtues kompetentë si drejtor sportiv si Auzilio, një të përgjithsh­ëm si Gardini dhe një flamur si Havier Zaneti. Them se këta të fundit duan që të pyeten më shumë prej De Burit, por holandezi nuk i shtrin dorën. Ai dëgjon vetëm stafin e vet të ngushtë. Unë them se i vetmi që mund të vendosë rregull në këtë histori është Erik Tohir. Ai zgjodhi De Burin dhe është ai që ka për detyrë tani të qartësojë situatën.

Sa i përket pasardhësi­t, mendoj se Interi nuk mund t'i lejojë më vetes gabime. Ata do të kërkojnë një trajner me shumë eksperienc­ë. De Buri ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të treguar vlerat e veta, por nuk ia doli. Nëse më kërkohet që të them një emër, mendoj se kandidatur­a e Mandorlini­t është më e sakta. Ai e njeh mirë ambientin pasi kemi luajtur bashkë në një ekip. Ka karakter dhe qetësinë e duhur për të drejtuar Interin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania