Panorama Sport (Albania)

>heko: Ky është Edini që dua të shikoj gjithmonë

-

"Edini i vërtetë është ai i këtij sezoni", thotë Xheko. Sulmuesi boshnjak i Romës, me golat ka gjetur e humorin e mirë dhe gjatë një prononcimi të shkurtër që dha dje për "Roma Radio", pohoi se forma e treguar sezonin e shkuar është për t'u harruar. "Nuk më besohet që vitin e kaluar arrita që të shënoja vetëm 8 gola në 31 ndeshje. Tani kam shënuar po aq, por në 9 ndeshje. Dua që të vazhdojmë në këtë rrugë pasi e shikoj se Roma po luan mirë dhe unë gjithashtu po jap më shumë në fushë", pranoi boshnjaku. "Luçano Spaleti është një person me rëndësi të veçantë për mua pasi është prej atyre që gjithmonë kërkojnë më shumë. Më bëhet qejfi që bashkëpuno­j me një trajner kaq kërkues pasi edhe unë jam si ai. Pretendoj gjithmonë e më shumë nga vetja ime", tha Xheko. Mes të tjerash, 30- vjeçari nga Sarajeva premtoi se do të jepte më shumë asiste: "Në karrierën time kam shënuar shumë gola, por kam ndihmuar edhe të tjerët që të arrijnë te goli. Premtoj më shumë asiste si për Salahun dhe El Sharauin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania