Panorama Sport (Albania)

"Si tifoz them se janë në situatë të vështirë"

-

Të nesërmen e humbjes së Interit në Bergamo ka reaguar edhe Masimo Morati. Ish-numri një i zikaltërve e ka përshkruar si dramatike situatën në të cilën ndodhet Interi edhe pse ka përsëritur se ai nuk ka asgjë në dorë për ta ndihmuar. "Interi është në një situatë të ndërlikuar dhe sigurisht unë jam i fundit që mund t'i jap një dorë. Nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar këtë moment", tha ai. Mbi skuadrën - "Nëse trajneri është në vështirësi, atëherë edhe ekipi nuk bën përjashtim. Them se në shumë takime trajneri nuk ka pasur fat pasi skuadra e tij nuk është kompensuar në fushë për lojën e mirë që ka zhvilluar. Ata kanë pësuar humbje të pamerituar­a. Ndërsa disfata e fundit ishte negative, pasi ekipi ishte shumë dobët. Në pjesën e parë Interi nuk bëri asgjë në fushë". Marrëdhëni­a me lojtarët - "Nuk di të them nëse lojtarët e kuptojnë ose jo. Situata është e vështirë dhe unë flas vetëm si tifoz. Nuk jam në brendësi prandaj nuk kam çfarë të them më shumë. Si do të sillesha po të isha unë president? Nuk dua të them mendimin tim në këto momente pasi ka pak rëndësi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania