Panorama Sport (Albania)

Gjykata sportive pezullon Medelin për tri ndeshje

-

Goditja që i dha Kurtiçit në fytyrë në takiminAta­lanta-Inter i ka kushtuar shumë shtrenjtë Geri Medelit. Mesfushori nga Kili është dënuar nëpërmjet provës televizive prej Gjykatës Sportive pranë Federatës Italiane të Futbollit. Ky vendim i ka vështirësu­ar edhe më shumë punët për Frenk De Burin, i cili nuk do të ketë në dispozicio­n lojtarin e vetëm, të cilit i besonte fazën mbrojtëse. Për Medelin bëhet fjalë për një periudhë të errët, pasi ai është pezulluar me katër ndeshje edhe nga Konfederat­a e Amerikës Latine për shkak të ofendimeve që i drejtoi arbitrit në ndeshjen Kili-Paraguai (iu drejtua me fjalë të rënda kryesorit, të cilit i tha: "Ju argjentina­sit jeni të gjithë bijë k...").

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania